Sport

VIDEO/ Liverpool përmbys 3-1 Southamptonin dhe kryeson Premier Leaguen

8 Mars, 18:12| Përditesimi: 8 Mars, 19:06

  • Share


Në "Anfield Road", Liverpooli mposhti 3-1 Southamptonin dhe siguroi fitoren e 21-të sezonale në Premier League. Vendasit e Slot gabuan në fundin e pjesës së parë, kur një hutim nga van Dijk dhe Alisson bëri që Smallbone të kalonte në epërsi "Shenjtorët".

Megjithatë të kuqtë u "shkundën" në pushimin mes pjesëve dhe shënuan dy gola të shpejtë me Nunez e Salah në minutat 51 dhe 54. Po Salah në minutën e 88-të shënoi golin e tretë sërish me penallti dhe e dërgon në 32 numrin e golave sezonal, teksa ka dhënë edhe 22 asistime. Me 70 pikë të kuqtë kryesojë renditjen, ndjekur nga Arsenal me 54 pikë dhe dy ndeshje më pak. Southampton qëndron në pozitën e fundit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Man. City 'humbet rrugën' në shtëpinë e Forest, Nottingham e mposht pas 28 vitesh! Liverpooli fiton me përmbysje dhe prin +16


S.Dh/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?