Në "City Ground" vendasit e Nottingham treguan se jo më kot janë surpriza e këtij sezoni. Djemtë e Nuno Espirito Santo mposhtën 1-0 Manchester Cityn në një ndeshje me shumë raste. Sfida u vendos vetëm shtatë minuta para fundit nga goli Hudson-Odoi. Pas pasimit të Gibbs, Odoi e ndali sferën në rrjetë duke kthyer në festë pasditen e tifozëve të tij. Forest nuk fitonte kundër Cityt që prej vitit 1997. Tanimë Nottingham Forest me 51 pikë merr pozitën e tretë, duke lënë pas Man. Cityn me 47 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Man. City 'humbet rrugën' në shtëpinë e Forest, Nottingham e mposht pas 28 vitesh! Liverpooli fiton me përmbysje dhe prin +16
S.Dh/E.H/ReportTv.al
