Ilir Meta

Presidenca i përgjigjet Ramës për 'Fake news-in' e mbetjeve: I publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, që të shmangë vëmendjen nga aferat skandaloze

3 Tetor 2020, 11:11| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 11:16

  • Share

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt presidentit Ilir Meta për "Fake news-in" e mbetjeve toksike për 1400 konteinerët që do niseshin drejt vendit tonë për t'u groposur, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga presidenca.

Tedi Blushi, zëdhënësi i Metës, i përgjigjet Ramës duke e akuzuar se "fake-news-in" e ka publikuar vetë kryeministri, sipas tij për të shmangur vëmendjen e publikut për shkeljet që po bëhen.

"Fake News-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.

Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian", shkruan Blushi.


Lajmi kryesor:

'Fake News-i' për mbetjet nga Italia në Shqipëri, Rama 'sulmon' Metën: Çfarë shëmtie, të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje për vendin ku të kanë bërë president


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?