Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj

Politikë

Presidenti Begaj nga New York-u: Multilateralizmi është garanci për sigurinë e Shqipërisë dhe paqen globale

24 Shtator, 17:48| Përditesimi: 24 Shtator, 20:06

  • Share

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë sot në takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në New York.

Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfqësues të organizatavendërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rrugët drejt Paqes”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas Begajt, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për tëparandaluar rrëshqitjene botës drejt përcarjeve dhe konflikteve më të thella.

“Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia e zërit tonë në çështjet botërore”, deklaroi Presidenti Begaj duke theskuar rëndësinë që kanë institucionet e forta dhe gjithëpërfshirëse, pasi në të kundërt  kombet e vogla rrezikojnë të mbyten nga logjika e forcës mbi të drejtën. 

'Në sajë të Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera shumëpalëshe ne mund të kontribuojmë në vendime, të mbrojmë sovranitetin tonë dhe të avokojmë për paqen”, deklaroi Presidenti Begaj.

Duke iu refruar luftës në Ukrainë, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensioneve të tjera ndërkombëtare që kanë krijur krisjen e rendit global, Presidenti i Republikës vlerësoi se këto situata janë dëshmi edhe e kostos që paguajmë kur multilaterizmi shmanget e dobësohet.

Në kushtet e mangësive të sistemit aktual dhe mënyrës jo efektive të institucioneve ndërkombëtare, Presidenti i Sqipërisë sheh si zgjidhje reformat dhe ripërtëritjen e tyre. 

Ndërsa rikujtoi gjatë kësaj fjale, përvojën pozitive tëkapërcimit të sfidave përmes dialogut, gjithëpërfshirjes, uljes në një tryezë të kombeve të mëdha e të vogla në frymën e multilaterizmit, Presidenti i Shqipërisë theksoi nevojën për më më shumë solidaritet bazuar në parimet përbashkuese.

“Pa multilateralizëm bota jonë do të ishte më e përçarë, më e paqëndrueshme dhe më pak e drejtë, tha ai. 

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut e diplomacisë dhe vizionin e tijpër institucione më gjithëpërfshirëse, më të përgjegjshme dhe më të afta për t'iu përgjigjur shpejt krizave e për të garantuar një paqe të qëndrueshme.

Ora 20:05
Presidenti Begaj: Shqipëria, e palëkundur ndaj vlerave të OKB-së

1758737173_aa.JPG

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë “Në Mbrojtje të Demokracisë: Lufta Kundër Ekstremizmit”, që u zhvillua në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj paraqiti angazhimin e institucioneve shqiptare, bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe alternativat përballë sfidave aktuale dhe të ardhshme. Ai theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj vlerave të rrënjosura në parimet e OKB-së.

“Pasi ka kaluar dekada izolimi autoritar, ne e dimë çfarë kushton të jetosh pa liri. Kalimi ynë drejt një demokracie të hapur na ka mësuar një të vërtetë të qëndrueshme: demokracia nuk është thjesht një sistem qeverisjeje — ajo është një akt i vazhdueshëm besimi, përfshirjeje dhe rinovimi. Atje ku mungojnë këto vlera, gjen terren ekstremizmi.”

Presidenti i Republikës vuri në dukje mekanizmat përmes të cilëve funksionon sistemi demokratik në Shqipëri, si dhe nismat e ndërmarra në përputhje me strategjitë e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër ekstremizmit.

Ai theksoi se strategjia kombëtare e Shqipërisë fuqizon të rinjtë, gratë, familjet dhe pakicat përmes rrjeteve kulturore, arsimore dhe fetare: “Duke nxitur përkatësinë dhe qëllimin, ne i mohojmë ideologjive ekstremiste hapësirën për t’u rrënjosur. Këto iniciativa janë zemra e modelit tonë.”

Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Qendrës për Koordinimin kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila bashkon institucionet shtetërore, shoqërinë civile, liderët fetarë dhe komunitetet lokale.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e programeve konkrete për edukimin ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, duke i cilësuar si investime afatgjata në një brez që do të çojë përpara vlerat e tolerancës dhe unitetit.

“Kur qytetarët humbasin besimin tek ata që i qeverisin, legjitimiteti cenohet dhe shoqëria bëhet më e cenueshme ndaj ndarjes dhe ekstremizmit. Përgjigjja e Shqipërisë është e qartë: qeverisje gjithëpërfshirëse dhe institucione demokratike të forta.”

Ky ishte takimi i dytë i mbajtur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me synim forcimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër regresit demokratik global.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?