Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik, i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.
"Dorëzimi i aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një akt i rëndësishëm historik që i hap rrugë realizimit të aspiratës europiane të saj. Përgëzime autoriteteve të Kosovës dhe shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit!
U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. Urime Kosovë e shumë suksese", shkruan Begaj.
Lajmi kryesor:
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Xhaçka: Vendi i saj është në union, Shqipëria do jetë në krahun tuaj! Begaj: Vendet anëtare ta mbështesin Prishtinën
G.MO//ReportTv.al