Në Tiranë u mbajt Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Eurojust, Michael Schmid, i cili në fjalën e tij tha se Ballkani Perëndimor është partner shumë i rëndësishëm i Eurojust. Schmid tha se kërkojnë të rrisin nivelin e bashkëpunimit për të luftuar grupet kriminale.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuara nga Bashkimi Europian dhe nuk ka asnjë mënyrë të futesh aty pa kaluar një vend anëtar të BE-së dhe për këtë arsye mendoj se është logjike që ju jeni një nga aleatët kryesorë të BE-së në shumë aspekte. Dhe kur bëhet fjalë për Eurojust kjo lidhet me luftën kundër krimit të organizuar”.
“Ne kërkojmë të përmirësojmë dhe të rrisim në nivel të lartë këtë bashkëpunim. Të gjithë e dimë që grupet e organizuara kalojnë kufijtë edhe ne duhet të luftojmë dhe hetojmë rastet. Mendojmë se projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas për ta bërë këtë. Objektiv kryesor është të rrisim besimin reciprok dhe njohuritë mes prokurorëve dhe gjyqtarëve për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar në rajon dhe mes vendeve të BE-së”, theksoi Schmid.
Schmid u shpreh se që nga forumi i parë i organizuar nga Mali i Zi ka pasur shumë raste të identifikuara sa i përket mashtrimit online dhe janë arrestuar qindra të dyshuar dhe janë konfiskuar mallra të paligjshëm në numër shumë të lartë.
“Katër grupet hetimore të përbashkëta nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë marrë me trafikimin e drogës, falsifikimin e parave dhe deri më shumë se 50 çështje janë mbështetur që kanë përfshirë vendin tuaj. Kjo është një punë e shkëlqyer e prokurorëve që ne kemi në Eurojust të pikave të kontaktit si dhe anëtarëve të grupeve të kontaktit shumë prej të cilëve janë këtu sot me ne dhe që dua t’i falënderoj”, tha Schmid.
Theksoi mbështetjen e Eurojust për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
“Të lehtësohet rruga juaj drejt anëtarësimit në BE. Ne bëjmë vlerësimin tonë vjetor lidhur me progresin për bashkëpunimin gjyqësor dhe dua t’ju garantoj që mund të besoni me ne. Mbështesim rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe do ishte kënaqësi e madhe nëse do bëheshit vend anëtar.”
Lajmi kryesor:
Dumani: Na bashkon lufta kundër krimit e korrupsionit, asnjë vend i rajonit s’u bën dot ballë vetëm! Gonzato: Puna juaj ndikon direkt te integrimi
SI.E./I.M/ReportTv.al
