Chermen Valiev me medalje ari pas mbërritjes në Rinas

Sport

Presidenti i Federatës Ruse e quajti tradhtar, Chermen Valiev flet për herë të parë: Nuk i detyrohem asgjë

11 Prill, 10:22| Përditesimi: 11 Prill, 10:25

  • Share

Mundësi ruso-shqiptar u shpall kampion i Evropës në Kampionatin Evropian që u zhvillua disa ditë më parë në Bratislavë të Sllovakisë, teksa në momentin e ndarjes së medaljeve ai u has me një situatë aspak normale.

26-vjeçari që përfaqëson Shqipërinë u ndesh me fyerjet dhe sharjet e Presidentit të Federatës Ruse të Mundjes, Mikhail Mamiashvili. Ky i fundit i tha mundësit kuqezi që është një tradhtar, kjo pasi ai zgjodhi vendin tonë dhe në finale mposhti pikërisht një sportist rus.

“Më quajti tradhtar të atdheut. Isha i hutuar”, ka thënë Valiev për median ruse “Match TV” të enjten. Ai është pyetur nëse ka pasur takim pas skandalit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Mamiashvili gjatë ndarjes së medaljeve, iu afrua Valievit dhe shkëmbeu disa fjalë me të. Më pas i vuri në mënyrë të vrazhdë dhe më pas me forcë e kapi për duarsh.

“Unë iu afrova atij, por organizatorët nuk më lejuan”, ka theksuar Valiev.

Valiev në qershor të vitit 2024 vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, ku sukseset nuk i kanë munguar.

“Kur vendosa të paraqitem për një vend tjetër (Shqipërinë), respektova të gjitha procedurat ndërkombëtare. Gjithçka ishte zyrtarisht e firmosur. Kam paguar një tarifë prej pesë mijë eurosh për Federatën Ndërkombëtare të Mundjes dhe pesë mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes”, tregon ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?