Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni: Përulje për këdo nderon flamurin shqiptar, krenari

12 Gusht, 10:23| Përditesimi: 12 Gusht, 10:59

  • Share


Presidenti i Federatës së Mundjes, ish-mundësi Sahit Prizreni foli në ceremoninë e pritjes për medalistët Olimpik, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.

"Ky është një gëzim i madh, fakti që është historike, këtë moment e bën fantastike. Jam shumë krenar, kjo është një ëndërr që kam dashur ta realizoj. Jam shumë krenar për djemtë. Përulje dhe mirënjohje për këdo që nderon flamurin kombëtar. Uroj që mos jetë hera e fundit që ne mblidhemi. Është punë e një ekipi të bashkuar dhe mendoj se sot duhet të gëzojmë", tha Sahit Prizreni.


Lajmi kryesor:

Shkruan historinë olimpike, Valiev dhe Dudaev priten në Tiranë me tapet të kuq e lule! Dy mundësit: Synojmë medalje të artë, Shqipërinë e kemi në zemër


S.Dh//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?