RINAS - Delegacioni që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Paris 2024" ka mbërritur në Tiranë. Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, sportistët medalistë Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, si dhe trajnerët e tyre përkatës kanë zbritur nga avioni të buzëqeshur. Ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një ceremoni të dedikuar, tapet të kuq dhe lule. Në dalje të aeroportit, qindra tifozë ishin prezent për të pritur dy kampionët kuqezi. Në fjalën e tyre, dy sportistët e bënë të qartë se kërkojnë medalje të arta për vendin tonë.
Dy sportistët kuqezi, Valiev dhe Dudaev thanë se vitet e ardhshme synojnë t'i sjellin Shqipërisë medalje të arta.
"Faleminderit Shqipërisë, e kam në zemër", tha Valiev, që shtoi entuziazmin te tifozët.
Islam Dudaev kërkon medaljen e artë.
"Jam shumë i lumtur, do Zoti në herën tjetër medalje të artë për Shqipërinë", tha Dudaev.
Ndërsa Fidel Ylli, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar foli pas mbërritjes së delegacionit kuqezi nga "Paris 2024".
Këta sportistë janë ambasadorët më të mirë të Shqiëprisë dhe ky është një mesazh për Kuvendin dhe qeverinë që të bëjnë më shumë. Synimi ynë ishte një medalje Olimpike dhe ia dolëm. Dua t'i falenderoj të gjithë për kontributin e tyre", tha Fidel Ylli.
Kujtojmë se për herë të parë Shqipëria siguroi dy medaljet e para Olimpike, ato të bronzta në mundje me Valiev dhe Dudaev. Pas 52 vitesh nga pjesëmarrja e parë në Olimpiadë (Munich 1972), Shqipëria siguron medalje në ngjarjen e madhe sportive botërore.
Ecuria e Shqipërisë në Lojërat Olimpike "Paris 2024"
Më 10 gusht Chermen Valiev shkroi historinë në Paris 2024. Ai fitoi medaljen e parë për Shqipërinë në historinë e Lojërave Olimpike, duke mposhtur me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani, në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.
Një medalje e dytë iu ofrua Shqipërisë nga mundësi Islam Dudaev i cili mundi numrin një të botës në peshën 65 kg, Iszmail Muszukajev.
Veç dy sportistëve që i dhuruan medalje vendit tonë, pjesë e këtij eventi ishin edhe gjashtë sportistë të tjerë që nuk mundën të siguronin medalje. Manjola Konini në qitje, Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Grisi Koxhaku e Kaltra Meça në not, si edhe rusi i tretë i natyralizuar si shqiptar, mundësi Zelimkhan Abakarov.
Pasi mbërritën në Shqipëri dhe sollën dy medaljet e para historike për vendin tonë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev folën për mediet. Edhe pse me jo shumë fjalë, puna e tyre solli dy medalje bronzi për vendin tonë.
"Faleminderit Shqipërisë, e kam në zemër", tha Valiev, që shtoi entuziazmin te tifozët.
Islam Dudaev kërkon medaljen e artë.
"Jam shumë i lumtur, do Zoti në herën tjetër medalje të artë për Shqipërinë", tha Dudaev.
Presidenti i Federatës së Mundjes, ish-mundësi Sahit Prizreni foli në ceremoninë e pritjes për medalistët Olimpik, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.
"Ky është një gëzim i madh, fakti që është historike, këtë moment e bën fantastike. Jam shumë krenar, kjo është një ëndërr që kam dashur ta realizoj. Jam shumë krenar për djemtë. Përulje dhe mirënjohje për këdo që nderon flamurin kombëtar. Uroj që mos jetë hera e fundit që ne mblidhemi. Është punë e një ekipi të bashkuar dhe mendoj se sot duhet të gëzojmë", tha Sahit Prizreni.
Bashkia e Tiranës organizoi një ceremoni mirëseardhjeje për ekipin olimpik të Shqipërisë, i cili u kthye në kryeqytet, me dy medalje olimpike, pas mbylljes së kompeticionit të Lojërave Olimpike Paris, ditën e djeshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndihet krenar për këtë moment historik për Shqipërinë. Ai theksoi se vetëm duke bashkëpunuar dhe duke punuar arrihen rezultate të tilla historike.
“Sportistët tanë të Sport Klub Tiranës sollën dy medalje të parat për klubin, por mbi të gjitha jam si shqiptar shumë i lumtur që janë dy medaljet e para për Shqipërinë. Falenderoj dy djemtë, dy atletët tanë. Faleminderit nga zemra që na bëtë krenarë dy herë, me flamurin e Shqipërisë dhe me flamurin e Tiranës, Sport Klub Tiranës që është thelbi i ekipit tonë olimpik. Mirënjohje për për Fidelin. Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, ne bëjmë gjëra të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Bashkimi vërtet solli fuqinë. Bashkuam një energji të jashtëzakonshme të qeverisë, të Bashkisë për të mbështetur Komitetin Olimpik, për të bërë një lojë në skuadër, ku secili ndihmon, secili jep të vetën. Jam vërtet krenar për çfarë kemi bërë. Më duhet të them që stërvitja për Los Angeles-2028 fillon sot. Kështu që do përveshim mëngët, pas këtyre festimeve dhe ceremonive, për t’u siguruar që dalim akoma më mirë, që jemi akoma më të fortë dhe për t’u siguruar që bashkëpunojmë shumë”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku tha edhe dy fjalë për ata që e kanë të vështirë ta pranojnë suksesin duke menduar se është individual.
“Është sukses për Shqipërinë, nuk është individual. Patjetër që, çunat e kanë medaljen individuale, por ky është një sukses për Shqipërinë. Është ngritur dy herë flamuri ynë në Paris. Për të gjithë këto arsye, çdo cic-mic i vogël i politikës, i debateve të kafeneve, është pa vlerë, kur ne shohim flamurin tonë që është ngritur lart. Për të gjithë njerëzit kam një thirrje: Sot, zemrat i kemi mal, i kemi plot, sot jemi plot gëzim e krenari, sepse është ngritur flamuri i Republikës së Shqipërisë dy herë në Paris, në këto lojra Olimpike”, tha ai.
Më tej, Veliaj nënvizoi se kjo është Tirana moderne, Tirana e 144 kombësive, Tirana kozmopolitane.
Fidel Ylli, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar foli pas mbërritjes së delegacionit kuqezi nga "Paris 2024", aty ku për herë të parë vendi ynë siguroi dy medalje Olimpike.
"Të nderuar pjesëmarrës, miq dhe të ftuar. Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptar. Shqipëria ka hyrë në listën e medaljeve olimpike, falë Dudaev dhe Valiev, që ngritën flamurin kuqezi në Paris, gjë që ne e kishim ëndërruar. Të gjithë bashkë u munduam, këtu falenderoi edhe Seit Prizrenin, kreun e Federatës së Mundjes.
Këta sportistë janë ambasadorët më të mirë të Shqiëprisë dhe ky është një mesazh për Kuvendin dhe qeverinë që të bëjnë më shumë. Synimi ynë ishte një medalje Olimpike dhe ia dolëm. Dua t'i falenderoj të gjithë për kontributin e tyre", tha Fidel Ylli.
Lali Eri duke bere stervitje per ne SPAK...Me koleget...
PërgjigjuPèr tè ardhur keq qè nuk botoni komentet e lexuesve,,,edhe pse pa asnjè ofendim nè tè apo ofendime. Thjesht fakti qè shqiptarèt nuk ndjehen si fitues medaljesh nè olimpiadè sepse nuk identifikohen dot me çeçenèt dhe osetèt e Rusisè,,,mjafton pèr ju tè mos i botoni. Nuk èshtè e drejtè njè gjè e tillè, ashtu siç nuk èshtè e drejtè qè njè kryetar bashkie i pèrfolur pèr korrupsion madhor si Veliaj,,shpèrndan apartamente pèr çeçenèt,,kur viltimat shqiptare tè tèrmetit tè para 5 vjetève,,janè akoma pa strehè,,,dhe rinia sportive shqiptare,,,nuk kanè kushtet minimale pèr tu stèrvitur.
PërgjigjuPo dy medaljet qe mori Kosova a nuk njihen si medalje te shqiptarve. Ne morem 4 medalje gjithsejt.
PërgjigjuFaleminderit djema, suksese te metejshme. Akulli u thye, tani sa me shume forca dhe pune per te shijuar medalje edhe ne disiplina te tjera.
PërgjigjuShyqyre si doli nje i huje me na neru si komb.
PërgjigjuShqipetar me shume se shqipetaret .Ne te gjithe boten ka te huazuar ,por keta bejne d'alluminio se kane nenshtetesine shqiptare .Alb meso te shprehesh dhe te shkruash se duket sikur je ne klase te 2 osé i ardhur nga ndonje shteg Malesia.