Presidenti i INTERPOL: Shqipëria shembulli më i mirë i bashkëpunimit! Gjatë 2023 janë kryer operacione të suksesshme

11 Qershor, 11:46| Përditesimi: 11 Qershor, 12:47

  • Share

 

1718102776_ahmednaseralraisi.jpeg

Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi në konferencën Europiane të zhvilluar në Tiranë vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë si pjesë e Interpol.

Ai shtoi se Shqipëria ka treguar se është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Do doja të theksoja rolin e Shqipërisë si pjesë e INTERPOL. Që nga koha kur është anëtarësuar, më 4 Nëntor 1991, Shqipëria ka qenë një pjesëmarrëse aktive në të gjithë përpjekjet tona, bashkëpunuese, kolektive. Angazhimi i tyre në operacion është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo iniciativë ka për synim ndalimin e krimit kibernetik, transnacional, ka pasur të gjitha këto arritje shumë të rëndësishme, përfshirë uljen deri në 70 për qind e serverëve të kontrollit dhe komandës dhe identifikimin e 1300 adresave IP të dyshimta. Pjesëmarrja e Shqipërisë reflekton vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrit sigurinë kibernetike”, tha presidenti i INTERPOL, Al-Raisi.

Sipas tij, në vitin 2023 janë kryer një seri operacionesh të suksesshme.

“INTERPOL me mbështetjen e partnerëve ka bërë progres të rëndësishëm në operacionet në Evropë. Kemi kryer 4 operacione kryesore me 29 vende anëtare. 505 automjete të vjedhura janë kapur, 2000 pjesë të këtyre automjeteve gjithashtu janë sekuestruar. Po ashtu konfiskuam 2.3 tonë drogë ilegale. Një operacion i koordinuar kundër korrupsionit u vunë në jetë bashkë me autoritetet franceze, britanike e të SHBA. U ndaluan në Moldavi 4 të identifikuar dhe u identifikuan shumë të tjerë. Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tuaj. Duhet të bëjmë gjithçka që është mundur për të ruajtur vlerat që në kemi”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Konferenca Rajonale e INTERPOL për Europën! Balla: Vetëpastrojmë policinë nga të korruptuarit, zyrë për rikuperimin e aseteve kriminale


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?