Masoud Pezeshkian dhe Vladimir Putin
Presidenti Iranian Masoud Pezeshkian zhvilloi këtë të hënë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Purin, lidhur me situatën në Siri.
Kremlini sqaroi se dy liderët theksuan rëndësine e koordinimit të përjekjeve të përbashkëta mes Moskës, Teheranit dhe Ankarasë për zgjidhjen e situatës në Siri.
"U shpreh mbështetje e pakushtëzuar për veprimet e autoriteteve legjitime të Sirisë që synojnë rivendosjen e rendit kushtetues dhe integritetit territorial të vendit, si dhe u nënvizua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve në kuadër të formatit të Astanës me pjesëmarrjen e Turqisë",- sqaron Kremlini.
Gjithashtu, kryediplomati iranian Abbas Araghchi u takua në Damask me presidentin Assad.
Araghchi përcolli një mesazh mbështetjeje nga udhëheqja iraniane, duke konfirmiuar përkushtimin e Iranit ndaj integritetit territorial të Sirisë dhe gatishmërinë e Teheranit për çdo skenar të mundshëm.
Po ashtu, Araghchi u takua edhe me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili pas takimit me homologun e tij Iranian tha se Siria duhet të duhet të pajtohet me popullin e tij dhe të zhvillojë dialog me me rebelët e Tayat Tahrir al-Sham, të cilët i quajti opozita e vendit.
Kujtojmë se Turqia është mbështetëse e xhihaditësve që të cilët sot luftojnë kundër regjimit të presidentit Assad.
Të dielën që lamë pas forcat rebele morën kontrollin e Alepos në Siri dhe Pallatit të Presidentit Bashar al Assad. Bashkë me pallatin u pushtua Akademia Ushtarake që ndodhej aty pranë ndërsa forcat rebele pretenduan se kishin kapur edhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore.
Kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës siriane në 2012-16 që regjimi i Asadit humb kontrollin e qytetit të dytë më të madh në Siri dhe kjo nënkupton një rënie serioze të kontrollit të regjimit.
Lajmi kryesor:
Siri/ Presidenti Assad: SHBA dëshiron të ridizajnojë rajonin! Luftimet mes ushtrisë dhe xhihadistëve shkaktojnë mbi 500 të vdekur, mes tyre 92 civilë
K.M/ReportTv.al