Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare, Tetovë dhe Çair ka trazuar politikën në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Kosovë.
Krerët e shtetit maqedonas kanë kërkuar hetim dhe dënim për organizatorët e pritjes së Kurtit, pasi sipas tyre kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Presidenca dhe Kryeministria në Shkup kanë deklaruar se shkeljet lidhen me faktin se nuk është kënduar himni kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk është pritur me flamurin kombëtar, por me flamuj kuqezi si dhe i është ndryshuar emri një rruge në Çair, nga "Brigada e dytë sulmuese maqedonase" në "Adem Demaçi".
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar që ligji të merret me organizatorët, pasi ata përhapën ide shoviniste, që ndez urrejtje dhe provokim nacionalisht duke komentuar përdorimin e flamujve “Autochtonus” gjatë këtyre tubimeve.
Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik” – thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
”Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. I bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim.
Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, sipas reagimit të Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet.
“Në këtë kuptim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë me rastin e marrjes së vendimit, ku duhet të përfshihen edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në atë komunë”, thuhet në reagimin e Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.
Në Beograd, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar "skandal" pasi sipas tij Kurti promovoi "Shqipërinë e Madhje".
“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.
Reagime ka patur edhe nga opozita në Kosovë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, reagoi pas vizitës në Maqedoni të Veriut ku theksi ishet vënë te rruga Prizren-Tetovë.
Haradinaj, duke iu drejtuar shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, tha se Kurti dëshiron t’ju mashtrojë pasi ka bllokuar të gjitha projektet në Kosovë.
“Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut, mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardhur t’ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren”, shkroi Haradinaj në rrjete sociale.
Sipas kreut të AAK-së, Kurti kishte tentuar njëjtë të mashtronte edhe në Shqipëri por nuk i besuar dhe e përzunë.
“Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, përfundoi Haradinaj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.
“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.
Vuçiç tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”.
“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka reaguar edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se “Prishtina me para e gjëra tjera po vë nën kontroll edhe Shaip Kamberin dhe ka ‘marrë’ Ragmi Mustafin”.
“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiç.
Vuçiç ka thënë se “përpjekjet e Kurtit për të të krijuar trazira, po marrin mbështetje të heshtur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”.
“Ne duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të bëjmë lëshime kur është e mundur, por gjithmonë ta forcojmë ushtrinë tonë”, tha Vuçiç. /koha.net/
Ky presidenti maqedonise tjeter eshte dhe tjeter hiqet. Ai nuk i do shqiptaret. Por per hir te karrieres ben sikur eshte neutral. Por ne rastin me te pare e tregon qe nuk i do. Uroj politika e tiranes ta kete kuptuar kete vemje. Se ajo e kosoves e ka kuptuar
Përgjigjuvriteni fare albinin ,,per nje vizite. ,po qenke rrote k...i fare o vucic..
PërgjigjuHaradinaj si vucici. Si ka munci tash 33 vjete as nje politikan shqiptare nuk ashte selmu si kurti. Kjo ashte e care se kurti lufton per shqiptare, kuse te tjetre kan luftu per interesatr e veta dhe te korroptum
PërgjigjuÈshtè realitet qindra vjeçar shqiptar, ku Qamush Haradinajt, qè luftuan nga pak dhe vodhèn shumè mè tepèr, pas lufte,,,bèhen bashkè me hasmin shekullor,,,,pèr inat tè sime vjehrre, do fle me mullixhiun. Ky Pederovski, i lejon vetvetes tè vijè nè Pustec dhe tu flasè siç don ai,,,"maqedonasve" imagjinarè. Albin Kurti, kur pritet nè Tetovè nga shqiptarèt atje,,,,ata u dashkan sanksionuar. Intersante, kjo mènyrè sllave e tè parit tè gjèrave.
PërgjigjuBravo haramutiharadinaj u ke pjek mu nzemer bashkekontrabandistave te tu sllavë o mutluftetarikomandanti i uçk,hajn dhe vrases i pshurrun.
PërgjigjuÇ’fare Shqiperi e Madhe ore idiot! Jane troje ku shqiptaret jane etnike nuk ka lidhje e madhe apo e vogel.
Përgjigju