Vuçiç: Albin Kurti në Tetovë promovoi 'Shqipërinë e Madhe'

13 Gusht 2023, 12:30| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 14:52

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

Vuçiç tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka reaguar edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se “Prishtina me para e gjëra tjera po vë nën kontroll edhe Shaip Kamberin dhe ka ‘marrë’ Ragmi Mustafin”.

“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se “përpjekjet e Kurtit për të të krijuar trazira, po marrin mbështetje të heshtur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Ne duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të bëjmë lëshime kur është e mundur, por gjithmonë ta forcojmë ushtrinë tonë”, tha Vuçiç. /koha.net/


Lajmi kryesor:

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë e Çair trazon Shkupin e Beogradin! Vuçiç: Promovoi 'Shqipërinë e Madhe'! Pendarovski: Të dënohen organizatorët


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?