Bota

Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trump: Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i yni

20 Janar, 22:00| Përditesimi: 20 Janar, 22:02

  • Share

Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino ka reaguar pas deklaratës së Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të "marrin përsëri" Kanalin e Panamasë.

"Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm", tha Mulino në një deklaratë pas betimit të Trump.

Mulino gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Trump se Kina po "operon" kanalin, i cili lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.

"Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë", tha Mulino pa përmendur drejtpërdrejt Kinën.

Presidenti i Panamasë bëri thirrje për dialog për këtë çështje për të “sqaruar pikat e përmendura pa cenuar të drejtën” e vendit të tij, “sovranitetin total dhe pronësinë e Kanalit”.

Ndërkohë Autoriteti që menaxhon Kanalin e Panamasë i tha CNN se nuk ka një reagim për komentet e Trump.


Lajmi kryesor:

Donald Trump betohet si president i 47-të i SHBA-së: Nis epoka e artë! Trupat në kufi me Meksikën, rimarrim kanalin e Panamasë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?