UASHINGTON – Donald Trump betohet sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Ceremonia mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin 1985. Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.
Do të betohet edhe Zëvendësi i Trumpit, JD Vance.
Report Tv dhe Shqiptarja.com përcjell live ceremoninë.
Ceremonia mbahet brenda për shkak të temperaturave të ulëta.
Pas betimit, Trump do t’i drejtohet kombit dhe më vonë pritet të marrë pjesë në tre ballo inaugurimi gjatë mbrëmjes.
Presidenti do të betohet për mbrojtjen e Kushtetutës mbi 2 Bibla, të njëjtat të përdorura në vitin 2017: ajo që përdori Lincoln në inaugurimin e tij të vitit 1861, dhe ajo që Donaldit ia dhuroi nëna e tij në vitin 1955.
Ndiqni më poshtë të gjitha zhvillimet sipas
Lajmi ne perditesim...
Miliarderët amerikanë të teknologjisë, duke përfshirë Mark Zuckerberg, Lauren Sanchez, Jeff Bezos, Sundar Pichai dhe Elon Musk kanë mbërritur në Kapitol për inaugurimin presidencial të Donald Trump.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump sapo ka mbërritur në Capitol, por pas betimit ai ka planifikuar një sërë urdhrash ekzekutivë që do të hyjnë në fuqi. Ja një vështrim mbi disa prej tyre.
Migracioni
-Trump do të shpallë një emergjencë kombëtare në kufi për të dërguar më shumë trupa dhe burime njerëzore atje.
-Ai ka urdhëruar zyrtarët të rinisin ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.
-Republikanët synojnë të revokojnë të drejtën e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve që janë ilegalisht në SHBA.
-Ai planifikon të rivendosë politikën e njohur si "Qëndro në Meksikë", e cila kërkon që emigrantët të presin në Meksikë për seancat e tyre të azilit.
Ekonomia
-Trump planifikon të shpallë një emergjencë kombëtare energjetike, që sipas tij do t’i lejojë vendit të prodhojë më shumë burime natyrore dhe të krijojë vende pune.
-Ai gjithashtu dëshiron të "ndalojë mandatin për makinat elektrike" dhe përpjekjet për të kufizuar zgjedhjen e konsumatorëve, sipas administratës së tij.
- Sipas Wall Street Journal, Trump planifikon të udhëzojë qeverinë të vlerësojë marrëdhëniet tregtare të SHBA-së me Kinën – por ende nuk ka në plan të vendosë tarifa të reja.
Diversiteti dhe gjinia
-Ai po planifikon një urdhër ekzekutiv që do të “përfundojë DEI [diversiteti, barazia dhe përfshirja] brenda qeverisë federale.”
-Një tjetër urdhër ekzekutiv do të "përcaktojë se është politikë e SHBA-së të njohë dy sekse - mashkull dhe femër - që nuk mund të ndryshohen
King Charles and Donald Trump, 2019
Mbreti Charles i ka dërguar një mesazh personal urimi Presidentit Trump për inaugurimin e tij, duke reflektuar mbi marrëdhëniet e qëndrueshme e të veçanta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, thotë Buckingham Palace.
Kjo është salla e Kongresit ku presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do të bëjë betimin.
Ish presidentët amerikanë Bill Clinton ( së bashku me bashkëshorten Hillary), George Bush (së bashku me bashkëshorten Laura) dhe Barack Obama, kanë mbërritur në Kapitol për inaugurimin presidencial të Donald Trump. Siç e kishte paralajmaruar, Michele Obama nuk ka marrë pjesë në betimin e presidentit republikan.
Bill Clinton, Hillary Clinton, George Bush dhe Laura Bush
Joe Biden dhe Donald Trump, 20 janar 2025
Donald Trump ka mbërritur në Kapitol, për inaugurimin e tij presidencial për mandatin e dytë. Ai hyri krah për krah me presidentin në largim Joe Biden.
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e ardhshëm të SHBA, Donald Trump për inaugurimin e tij.
Në një fjalim televiziv në këshillin e tij të sigurisë kombëtare, ai gjithashtu pranoi fteswn e Trump për të rifilluar kontaktet me Rusinë dhe vërejtjet e mëparshme të presidentit të zgjedhur për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë të tretë botërore.
“Sigurisht, ne e mirëpresim këtë qëndrim",- tha Putin.
Udhëheqësi i Kremlinit shtoi se ai është i hapur për dialog me administratën Trump për luftën në Ukrainë dhe se qëndrimi i tij është se atje "nuk duhet të ketë një armëpushim të përkohshëm", por më tepër një "paqe afatgjatë e bazuar në respektimin e interesave legjitime të të gjithëve". njerëzit dhe kombet që jetojnë në këtë rajon”.
“Natyrisht, ne do të mbrojmë interesat e Rusisë”, tha Putin.
Joe Biden dhe Donald Trump, 20 janar 2025
Presidenti Joe Biden dhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump kanë hipur në të njëjtën limuzinë drejt Kapitolit për ceremoninë e betimit të republikanit.
Është traditë që presidenti në largim të shoqërojë presidentin e zgjedhur në Kongresin e SHBA për ceremoninë e betimit.
Kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti argjentinas Javier Milei kanë mbërritur tashmë në Kapitol ku do të mbahet betimi, si dhe fjalimi i presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti Joe Biden pranoi se ka lënë një letër në Zyrën Ovale për paraardhësin dhe pasardhësin e tij, presidentin e zgjedhur Donald Trump.
I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse kishte shkruar një letër, Biden tha: "Po," megjithatë ai refuzoi të japë më shumë detaje.
“Kjo është mes Trump-it dhe meje,” tha ai, sipas raportimeve të gazetarëve.
Trump kishte lënë një letër në vitin 2021, të cilën Biden më vonë e përshkroi si "shumë bujare."
Në më pak se dy orë, republikani Donald Trump do të betohet në ndërtesën e Kapitolit për mandatin e tij të dytë presidencial.
Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin për publikun në Shqipëri, pamje ekskluzive nga afër ndërtesës ku do të inaugurohet Trump, ku siguria duket në nivelin maksimal.
Jill Biden, Joe Biden, Donald Trump dhe Melania Trump, 20 janar 2025
"Mirë se erdhe në shtëpi." Kështu Joe Biden e mirëpriti Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, sapo doli nga limuzina së bashku me bashkëshorten e tij Melania. Presidenti i zgjedhur dhe zonja e re e parë shtrënguan duart me presidentin në largim dhe gruan e tij Jill, të cilët i pritën për çaj në Shtëpinë e Bardhë.
Joe Biden dhe Jill Biden, 20 janar 2025
Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill, kanë bërë një selfie të fundit në Shtëpinë e Bardhë. "Të duam, Amerikë," ka shkruar presidenti në X.
One more selfie for the road. We love you, America. pic.twitter.com/71k46uGADV
— President Biden (@POTUS) January 20, 2025
Donald Trump
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan një telefonatë me Putinin pas marrjes së detyrës.
CNN ka cituar burime që konfirmojnë se Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka informuar bashkëpunëtorët e tij se ka organizuar një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin pas marrjes së detyrës, për të diskutuar një takim mes tyre me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.
Trump është zotuar edhe gjatë fushatës presidenciale se do të përfundonte luftën kundër Ukrainës sapo të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump dhe Melania largohen nga kisha St. John për në Shtëpinë e Bardhë, ku do të mirëpriten nga Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden. Trumpët dhe Bidenët do të pinë çaj së bashku përpara se të shkojnë në Kapitol për ceremoninë e betimit.
Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, presin për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Zotërinë e Dytë, Doug Emhoff.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është i pranishëm në ceremoninë e betimit të Donald Trump-it, pasi ka marrë një ftesë në minutën e fundit nga presidenti i zgjedhur. Stafi i kryetarit të bashkisë ka sqaruar se Adams synon të punojë me Trump-in "për të ndërtuar një qytet më të sigurt, më të fortë dhe më ekonomik."
Por, të pranishëm janë gjithashtu edhe Mark Zuckerberg, Rupert Murdoch dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Familja e Donald Trump ka mbërritur në kishën e Shën Gjonit në Uashington.
Siç shihet edhe nga fotot e publikuara të pranishëm janë Ivanka dhe Eric Trump së bashku me familjet e tyre.
Ndërkohë së shpejti priten të mbërrijë edhe presidenti i ardhshën dhe bashkëshortja e tij Melania.
Foto: Han Zheng dhe JD Vance
Udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk e ka pranuar personalisht ftesën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për inaugurimin e tij, por Pekini ka ndërmarrë hapin e rrallë për të dërguar një zyrtar të lartë për t'iu bashkuar ceremonisë së betimit në Uashington.
Zëvendëspresidenti kinez Han Zheng pritet të marrë pjesë në inaugurimin e së hënës pas takimit të dielën me zëvendëspresidentin e ardhshëm të SHBA-së, JD Vance, në një udhëtim që sipas mediave është një gjest i vullnetit të mirë, por potencialisht i rrezikshëm, pasi Pekini duhet të shmangë fërkimet e mëdha me Trump dhe kabinetin e tij të ardhshëm, raporton CCN.
Ndërsa Han është zyrtari më i lartë kinez që ka marrë pjesë në një inaugurim të SHBA-së, pozicioni i tij i zëvendëspresidentit është kryesisht simbolik brenda sistemit politik të Kinës. Autoriteti i vërtetë i takon Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të fuqishme të Partisë Komuniste në pushtet, nga i cili Han doli në pension në 2022.
Po kur u be edhe Biden president edhe e bej qe jam nga Peqini
Përgjigju