Presidenti i ri? PS: Opozita ftohet të mërkurën në orën 17:00 për bisedime!

18 Prill 2022, 13:34| Përditesimi: 18 Prill 2022, 14:25

  • Share

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se takimi i parë me opozitën do të jetë të mërkurën, në orën 17:00.

"Nesër do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar i PS, që e udhëheq këtë proces, pasnesër të mërkurën pasdite në orën 17:00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare opozitare që të ulemi në një prej sallave të Kuvendit, në një takim të parë, nuk ka pasur takime të tjera dhe ky nuk zëvendëson konferencën e Kryetarëve", tha Balla.

Ai tha se marrja e mendimit të qytetarëve për emrin e presidentit të ri nuk është referendum dhe për këtë dha edhe argumente.

"Nuk ka nevojë për referendum, presidenti nuk është një figurë kyçe në ndërveprimin mes 3 institucioneve, por Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi mund të zgjedhje presidentin, por atributet e tij janë të caktuara qartë. Propozimet unë mendoj që është hera e parë që në Shqipëri i kërkohen propozime konkrete qytetarëve. Ne kemi mësuar shumë nga Këshillimi Kombëtar, jam shumë i bindur se ajo që bëri qeveria me Këshillimit kombëtar është qasja e duhur, nuk mund t'ia heqim të drejtën të propozojë dhe mendoj që te ajo adresë e maili, të propozojë", u shpreh Balla.

Emrat që do propozojë? Balla zgjodhi që të mos i bëj publike.


Lajmi kryesor:

Presidenti i ri, PS nis konsultimet, përjashton Berishën: Flasim me Alibeajn! Ftohen qytetarët të japin propozime! Vendit s'i duhet një emër nga radhët e opozitës aktuale


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?