Presidenti i ri, PS nis konsultimet, përjashton Berishën: Flasim me Alibeajn! Ftohen qytetarët të japin propozime! Vendit s'i duhet një emër nga radhët e opozitës aktuale

18 Prill 2022, 13:21| Përditesimi: 19 Prill 2022, 07:39

  • Share

TIRANË- Partia Socialiste nuk humbet asnjë ditë kohë dhe duke nisur që nesër do të fillojë konsultimet për zgjedhjen e presidentit të ri! Ditën e nesërme në mbledhjen e grupit parlamentar, socialistët do të propozojnë jo më shumë se tre kandidatura, teksa për herë të parë në këtë proces janë ftuar që të marrin pjesë edhe qytetarët dhe shoqëria civile.

‘Nesër do të marrim propozimet e para me emrat konkret nga anëtarët e PS-së. Në një zarf çdo deputet i grupit të PS përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë që të propozojë, jo më shumë se 3 kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Ky duhet të jetë një proces konsultimi brenda për brenda grupit parlamentar. Nesër do t'i depozitojmë në sekretari, ku do të vlerësohen të gjithë emrat. Ne duam të nxisim edhe publikun që do të bëhet pjesë e këtij procesi, ku mund të shkruajnë në adresën tonë të emalit [email protected], që të sjellin propozimet e tyre. E ftuar do të jetë edhe shoqëria civile’- u shpreh Balla.

Në këtë proces do të përfshihet edhe opozita parlamentare, ku janë ftuar në takim të mërkurën në orën 17:00 në Kryesinë e Kuvendit. Takimi do të zhvillohet me 3 krerët e grupeve parlamentare, që janë Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD-së, Mesila Doda nga Demokracia për Integrim (8 deputetë) dhe Fatmir Mediu nga Aleanca për Ndryshim (8 deputetë). Që do të thotë, PS-ja i ka mbyllur çdo derë Sali Berishës për negociata për kreun e ri të shtetit, njësoj si edhe Komisionin e Rithemelimit. Argumenti i Ballës për përjashtimin nga negociatat Komisionin e Rithemelimit, që sot drejton me vendim gjykate PD-në, është se nuk është një grup parlamentar, siç Kushtetuta e përcakton qartë.

Deri në këtë fazë, Partia Socialiste nuk e ka krijuar identitikin e presidentit të ri. Dy gjëra janë të sigurta, së pari nuk do të jetë si Ilir Meta dhe së dyti që nuk do të jetë një emër do të vijë nga radhët e opozitës aktuale.

Sipas Partisë Socialiste procesi i konsultimeve duhet të përfundojë më 29 prill dhe më pas të fillojë procesi në Kuvendi, me raundin e parë të votimeve më 4 maj. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj.

Një grup jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, pra maksimumi mund të kemi 7 kandidatë për Presidentë teorikisht pasi një deputet nuk mund të të propozojë më shumë se 1 kandidat. Kushtetuta e parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra opozita nuk e bllokon procesin as me mos pjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota.

Partia Socialiste aktualisht ka 74 deputetë dhe 3 të tjerë që janë zgjedhur nga radhët e PSD_së së Tom Doshit të cilët përgjithësisht kanë votuar si mazhoranca. Votat për ta zgjedhur Presidentin e ri që në raundin e parë mund t’i bënte me mbështetjen e vetëm një prej grupeve të tjera parlamentare. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate

Ora 14:22
Ky është formulari që do të plotësojnë socialistët për të propozuar emrat e 3 kandidatëve për presidentë

Është zbuluar formulari që do të plotësojnë deputetët socialistë për të propozuar tre emrat e kandidatëve për presidentë.

 

Ora 13:50
Balla: Shqipërisë nuk i duhet një president nga opozita aktuale

 

Kreu i grupit parlamentar socialit, Taulant Balla ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë një emër nga radhët e opozitës aktuale.

"Shqipërisë nuk i duhet një president nga opozita aktuale", tha Balla. 

Nga ana tjetër, Elisa Spiropali, bëri me dije PS ende nuk e ka krijuar një identikit për presidentin e rij, ku ajo që është e sigurt është se nuk do të jetë si Ilir Meta.

"Çfarë natyre duhet të kate kandidati, ne do të dëgjojmë me vëmendje dhe pasi të kemi përcaktuar edhe identikitin e presidentit, brenda kësaj liste do i shohim se cilat këto kandidatura përmbush këto cilësi.  Nuk ka një identitik, se nuk e kemi përcaktuar portretin e presidentit dhe as kushte, jemi të hapur në këtë proces, çdo gjë në kohën e vetë. Sepse kandidaturat mund të prodhojnë identikitin apo profilin e presidentit, ka njerëz dinjitoz në akademi, politik, apo çdo fushe që mund t'i plotësojnë pritshmëritë e publikut dhe parlamentit, e rëndësishme është të mos kthehemi në të kaluarën për përdorimin e presidencën për t'u bërë palë e palëve, të përfaqësoj", iu përgjigj Spiropali pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.

 

Ora 13:48
Babai i tij u shpall ‘non grata’, Balla: Nesër do të marrim vendim për Orlando Rakipin

Partia Socialiste do të shprehet nesër zyrtarisht se çfarë vendimi do të merret për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

‘Unë u kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit të PS-së’- tha Balla.

Ora 13:38
Zgjedhja e presidentit të ri, Balla injoron Komisionin e Rithemelimit: S’i njohim, s’kanë grup parlamentar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se nuk njeh brenda Kuvendit të Shqipërisë një grupi parlamentar si ‘Komisioni i Rithemelimit’

‘Historikisht në Kuvendin e Shqipërisë, konsultimet janë zhvilluar brenda kuvendit. Kandidatët për president propozohen me 20 emra të kandidatëve për deputet. Nuk kanë një grup parlamentar me këtë emër dhe do të ishte grupi i pestë. S’e njoh.’- tha Balla.

Ora 13:34
Presidenti i ri? PS: Opozita ftohet të mërkurën në orën 17:00 për bisedime!

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se takimi i parë me opozitën do të jetë të mërkurën, në orën 17:00.

"Nesër do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar i PS, që e udhëheq këtë proces, pasnesër të mërkurën pasdite në orën 17:00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare opozitare që të ulemi në një prej sallave të Kuvendit, në një takim të parë, nuk ka pasur takime të tjera dhe ky nuk zëvendëson konferencën e Kryetarëve", tha Balla.

Ai tha se marrja e mendimit të qytetarëve për emrin e presidentit të ri nuk është referendum dhe për këtë dha edhe argumente.

"Nuk ka nevojë për referendum, presidenti nuk është një figurë kyçe në ndërveprimin mes 3 institucioneve, por Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi mund të zgjedhje presidentin, por atributet e tij janë të caktuara qartë. Propozimet unë mendoj që është hera e parë që në Shqipëri i kërkohen propozime konkrete qytetarëve. Ne kemi mësuar shumë nga Këshillimi Kombëtar, jam shumë i bindur se ajo që bëri qeveria me Këshillimit kombëtar është qasja e duhur, nuk mund t'ia heqim të drejtën të propozojë dhe mendoj që te ajo adresë e maili, të propozojë", u shpreh Balla.

Emrat që do propozojë? Balla zgjodhi që të mos i bëj publike.

Ora 13:23
PS përjashton Sali Berishën nga negociatat për presidentin e ri : Do negociojmë me Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD

 

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë me dije se në negociatat për presidentin e ri nuk do të bëhen me Sali Berishës, por Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD-së.

"Konsultimet me grupet parlamentare të opozitës, dhe do i propozonim këtu grupeve në një takim të mërkurën pasdite, Alibeaj si kryetar i PD, Mesila Doda dhe Fatmir Mediun", tha Balla.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cufi: 19/04/2022 02:46

    Presidenti te zgjidhet nga populli.....

    Përgjigju
  • katunari: 18/04/2022 23:20

    propozoni Fatos Nanon kjo do eritonte Ilir Meten do realizoni enderen e nanos per te goditur Berishen. PS do arri pushtetin total dhe do perballeni me nje opozite qe nuk jua ka mare me mendja PS dhe USA.

    Përgjigju
  • Demir: 18/04/2022 18:53

    Per mua kandidatura plotesisht te merituara jane : 1. Visar Zhiti 2. Kita Sallbanda( shkencetar dhe mjek i shquar)

    Përgjigju
    • Gripi: 18/04/2022 21:21

      Seriozisht e ke ti? Ke qe informacion per dosjet e ish sigurimit? President duhet nje figure e pacenueshme me integritet te larte dhe jo si ai Artan Hoxha qe e zbriten rruges nga makina kur po shkonte ne votim.

  • Akademia Shkencave: 18/04/2022 17:53

    Shikoni tek Akademia Shkencave

    Përgjigju
  • Nea President: 18/04/2022 17:48

    Për mendimin tim duhet një president/e sikurse Dekani UPT ose një Rektor si prof K.Çaushi, ose një zonje model Jozefina ose Ilir Shaqiri për president do ishte një super super perlë !

    Përgjigju
    • @Nea: 18/04/2022 21:22

      Hahahahaha jo po do vendosim ujkun e shijakut sipas intelektit tend te cunguar.

  • Sara: 18/04/2022 17:43

    Nje zonje si Luljeta Bozdo do ishte nder ta kishim si presidente por do fitojn pazaret sic ndodh gjithmon ne ket vend

    Përgjigju
  • Lupen: 18/04/2022 17:25

    Te pakten kushdo te zgjidhet nuk do jete ndonje nga tre emrat e te birit te Qifes! Te tjeret ska problem. Do jete nje individ i profilit Jar Nishan te Sales, por me surrat te shartuar ndermjet Rames dhe Veliaj. Kurioz si do jete nenformatin femer ky hibrid. Sidoqofte, per fat te keq, serish, president do kemi nje bufon! Qe minimumi as arsim apo eksperience juridike nuk do kete. Nje individ qe i permbush elementet e nje kte shteti objektiv mund te qe psh., ish gjyqtari dhe zv.kryetar i GJEDNJ z. Ledio Bianku. Sepse nese nje ligj do te kthehej ta zeme nga nje kategori e tille, impakti ne veprimet e mepasshme te nje Kuvendi si yni me 140 Rakipa mbase do bente ndonje diference. Keto jane endrra, te kuptohemi gjsesi ta gezoni Jar Nishanin e ciftit Rama -Veliaj.

    Përgjigju
  • Ilda: 18/04/2022 17:11

    Mjaft me eksperimente "konsensuale" opozitare,qe e denigruan figuren e presidentit ne vite. Sander LLeshi, ish ministri i brendshem,si person me integritet do ishte kandidatura me e pershtatshme dhe serioze per presidentin e Republikes.

    Përgjigju
  • Gradishta: 18/04/2022 15:53

    Për çfar salehu e keni fjalën,ai ka ikur për lesh që kur ka lindur,dhe as për çoban me dhi nuk bën se e bën tufën kashtë e koqe siç bëri pd-në kashtë e koqe,sa që tani s'ka klinikë t'a shërojë as atë dhe as vetë salehun e viçidolit .

    Përgjigju
  • Zyyber Hima: 18/04/2022 14:14

    Lijani po deshet sales ne dor lijani... t vej naj nongrata si pun e vet

    Përgjigju
  • redu: 18/04/2022 14:06

    Per mua akademik Profesor Ksenofon Krisafi eshte njeriu i duhur ne kohen e duhur ,duke pasur parasysh aftesite ,njohurite kushtetuese dhe juridike si dhe ato historike.Te gjitha karakteristikat qe u duhen nje personi te nderuar si presidenti i Republikes jane te misheruata ne figuren e tij.Mbi te gjitha jasht politikes partiake

    Përgjigju
    • Bobi: 18/04/2022 19:06

      Une e kam dhene mendimin tim Aurrel Plasari ose Perparim Kabo nese do ta pranonin propozimin po qe se I behej

    • Problem: 18/04/2022 16:03

      I madh eshte emri ????

    • Emri: 18/04/2022 15:03

      Figure e jashtezakonshme! Do i bente nder ketij shteti nje njeri kaq i pregatitur si profesor Ksenofon Krisafi!

  • Xheni: 18/04/2022 14:04

    Nuk e kuptoj se si mendoni akoma ti merrni mendim Sales ????kur ishte koha e tij ai vendoste vete pa mendimin e popullittt

    Përgjigju
  • Fitimi: 18/04/2022 13:53

    Ka ikur koha e saliut kur e zgjidhte vet presidentin sr besoj se eshte m neboja ti merni mendim ati personi shqiperia duhet te ec perpara

    Përgjigju
  • Gezim: 18/04/2022 13:53

    Po Sala nuk hyn ne pune per asgje dhe jo me te negociojme per president

    Përgjigju
  • Gjergji: 18/04/2022 13:50

    Po cfar bisedimi me ba me berishen kur edhe pak ai do shkoj ne burg

    Përgjigju
  • Alda: 18/04/2022 13:47

    Dicka e mire qe po me pelqen eshte qe edhe ne si popull mund te propozojm emrin e presidentit qe duam per vendin tone jo vetem qeveria e opozita te merren

    Përgjigju
  • Fiona: 18/04/2022 13:46

    Uroj qe dhe qytetare te japin mendime te sakta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?