Me tone të ashpra ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit deputeti i PD Ervin Salianji, i cili e cilësoi procesin një lojë të “pistë” të Edi Ramë.
Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se fragmentarizoi opozitës dhe thelloi ndarjen në PD, ndërsa sipas tij në fund s’do të ketë asnjë emër që do të mbledhë 20 firma. Sipas tij Rama i ka lënë opozitës në dorë pataten e nxehtë të dy raundeve që kërkonë shumicën e cilësuar në Kuvend për zgjehdjen e kreut të shtetit.
“Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua nga Rama me emrat në zarf dhe do përfundojë me një President të Ramës në institucion dhe me ëndrrën e thyer të çdo deputeti për të pasur një president personal! Presidenti i Republikës që duhet të jetë personifikimi i unitetit të kombit përfundon si grup emrash në publik, që nuk marrin dot as unifikimin e grupit parlamentar dhe opozitës në tërësi! Nuk ka një president pas diskutimeve por shumë “president”!!
Për fat të keq, Edi Rama pikasi nevojën për protagonizëm bosh për këtë proces në radhët e opozitës dhe i la në “dorë” pataten e nxehtë të dy raundeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend për kreun e shtetit. (Praktikisht asgjë sepse këto janë të drejta që i jep kushtetuta)
Përmes angazhimit personal për të qenë në këtë proces, e frangmentarizoi opozitën, krijoi një proçes paralel në opozitë dhe thelloi ndarjen në PD dhe në fund s’do ketë asnjë emër që mbledh 20 firma! Proçesi u dështua vetëm për egoizma personalë, dëmi për opozitën dhe favorizimi për Ramën është përtej çdo amatorizmi apo “naiviteti” politik! Presidenti i Republikës do përzgjidhet nga Rama, fundi i telenovelës së dirigjuar nga Rama për të shmangur vëmendjen nga ekonomia dhe skandalet do ta tregojë se si arriti objektivat maksimale me thuajse asnjë kosto, por për kostot e krijuara përgjegjës do të ketë! Fundjava do të nxjerrë zbuluar lojën e pastër të Ramës për të emëruar i vetëm Presidentin, por më shumë se kaq, do të detyrojë protagonistët në radhët e opozitës të bëjnë një tërheqje të sforcuar që sërish do të krijojë një kosto të panevojshme për PD.", tha deputeti demokrat.
Lajmi kryesor:
Presidenti i ri, 'Negociatori i Rithemelimit’ sulmon Alibeajn: Je sekser i Ramës, ‘hodhe në erë’ procesin kushtetues! Salianji: E gjitha lojë e Ramës! PD s’do të ketë asnjë emër me 20 firma
J.GJ./ReportTv.al