Presidenti i Izraelit viziton për herë të parë Shqipërinë! Herzog: Vendi juaj ka treguar se jeni krah popullit izraelit! Rama: Të lirohen pengjet! Shqipëria, mbështet armëpushimin në Gaza

12 Shtator, 14:25| Përditesimi: 12 Shtator, 18:19

  • Share

Një President Izraelit vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Isack Herzog kreu i shtetit të Izraelit u prit në godinën qeveritare nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij dyditore në rajon, ku një ditë më parë u takua edhe me Presidentin e Serbsië Aleksandër Vuçiç. Pas një takimi kokë më kokë dhe një turi që kryeministri Rama i bën çdo zyrtari të lartë që pret në zyrën e tij, dy liderët mbajtën një deklaratë të përbashkët për media.

Kreu i Qeverisë rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj luftës së Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje edhe për lirimin e pengjeve. Ndërsa Presidenti i Izraelit, Isack Herzog nuk i kurseru falenderimet për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Izraelit duke kujtuar luftën e vazhdueshme dhe urrejtjen me të cilët janë përballur herbrenjtë.

Një përshëndetje në shqip e kishte edhe për popullin shqiptar.

“Është nder për mua që të jem sot këtu, si presidenti i parë izraelit qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të vendeve tona. Në këtë kohë kaq të vështirë për Izraelin është mirë të jemi mes miqsh. Po bëhet një vit, kur mijëra terroristë hynë në vendin tonë dhe rrëmbyen mijëra izraelit dhe qysh prej asaj dite ju jeni vendosur në anën e duhur të historisë.Vendi juaj ka treguar që jeni krah popullit izraelit ndërsa ne luftojmë që të sjellim paqe në vendin tonë. 

Pengjet mbahen ende në Gaza dhe duhet bërë gjithçka për ti sjell në shtëpi. Por marrëdhëniet tona nuk fillojnë e mbarojnë aty, shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një histori të madhe, hebrenjtë gjetën vend gjatë holokausit në Shqipëri.  Jam i kënaqur që jemi këtu dhe me një rritje të konsiderueshme të lidhjes sonë në shumë forma të jetës. Ne sot diskutuam shumë gjëra edhe me presidentin tuaj dhe me ju Edi që jeni miku im i dashur. Më lejoni që ta mbyll fjalën tim në shqip: ‘Faleminderit për mbështetjen ndër vite’.- tha Herzog.

Nga ana e tij Kreu i Qeverisë shqiptare rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj luftës së Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje edhe për lirimin e pengjeve.

'Do të jemi në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi e kundër çdo lloj paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshëm se ajo që po ndodh në territorin ku populli i Izraelit dhe Palestinës jetojnë, është shumë e rëndë. Kjo duhet të marrë fund sa më shpejt. Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Lufta kundër terrorit është me e vështirë se nga ç’mund të duket nga lart. Shqipëria ka qenë një mbështetëse shumë e madhe e armëpushimit dhe për sjelljen në shtëpi të pengjeve dhe për të nisur një proces armëpushimi në të mirë të njerëzve. Jam shumë i pirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin dhe popujt rreth tij. E ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt për një rajon të paqtë e vizionar.

Jemi krah hapur për të mirëpritur të gjithë izraelitet që do të vijnë qofshin njerëz që merren me teknologji të lartë. Në breg të dy deteve rrethuar nga shumë lumenj ku gjen gjithçka brenda një hapësire shumë të vogël. Bashkëpunimi ekonomik ka një potencial të jashtëzakonshëm. Prirjet janë inkurajuese dhe të dukshme. Jam shumë i lumtur se kam presidentin këtu si mik dhe jo si president i izraelit.’- tha Rama.

Presidenti i Izraelit Isack Herzog u takua edhe me Presidentin Begaj i cili e priti me një ceremoni zyrtare.

Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë me Begajn. Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.

Ora 18:04
Vizita e parë e një presidenti izraelit në Shqipëri, Spiropali: Miqësia mes vendeve tona është historike dhe ka kaluar përmes provash të forta

Foto: Isaac Herzog dhe Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, në Kryesinë e Kuvendit, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që një president izraelit viziton Shqipërinë, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në takim morën pjesë anëtarët e grupit të miqësisë me Knesetin: Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetarja e grupit të miqësisë Blerina Gjylameti, deputetët Blendi Klosi dhe Oerd Bylykbashi, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, dhe Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi krenarinë e shqiptarëve për marrëdhëniet historike me hebrenjtë. Në kohë të vështira shqiptarët e të gjitha besimeve kanë mbrojtur hebrenjtë nga përndjekjet, sidomos prej nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kanë rrezikuar jetën dhe familjet e tyre, por hebrenjtë nuk i kanë dorëzuar. Miqësia mes nesh është mbrujtur dhe ka kaluar përmes provash të forta.

Më tej Spiropali nënvizoi partneritetin e fortë me Izraelin në fusha si politika, ekonomia, mbrojtja, lufta kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike. Ajo nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit dhe përmendi angazhimin e Kuvendit në këtë drejtim, pas miratimit të rezolutës për përkufizimin e antisemitizmit dhe organizimit të Forumit të Parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit.

Gjatë këtij takimi Herzog shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë periudhave të vështira. Ai përgëzoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh. Herzog vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Knesetit, duke garantuar mbështetjen e tij për forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve si edhe ftoi Kryetaren Spiropali të vizitojë Izraelin.

Deputetët Gjekmarkaj, Gjylameti, Klosi dhe Bylykbashi vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet parlamentare mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ora 13:45
Begaj me presidentin e Izraelit: Mundësi të reja të forcimit të bashkëpunimit

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim presidentin e shtetit të Izraelit, Isaac Herzog i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Tiranë. Begaj i uroi homologut Herzog mirëseardhjen në vizitën e parë të një Presidenti të Shtetit të Izraelit në Shqipëri.

Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë. Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.

 “Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike që ndajnë momente historike unike, të cilat na bashkojnë përgjithmonë”.- theksoi Begaj.

“Çdo shqiptar, – shprehu Presidenti Begaj, – është krenar kur kujton mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas Presidentit, të njëjtat ndjenja ndajnë edhe shqiptarët në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë aspekt, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli është një vendim shumë i rëndësishëm gjeopolitik, me ndikim pozitiv rajonal.

Për sa i përket zhvillimeve në Ballkan, Begaj u shpreh se për shkak të pozicionimit gjeopolitik, rajoni është i prekshëm ndaj kërcënimeve, duke përfshirë terrorizmin dhe ekstremizmin, migracionin, kërcënimet hibride, sigurinë kibernetike dhe praninë e aktorëve të tretë destabilizues.

“Shqipëria, – theksoi Kreu i Shtetit, – i mbetet mirënjohëse Izraelit për kontributin e dhënë për të rritur kapacitetet e saj të mbrojtjes kibernetike në rrethana shumë të vështira dhe kritike pas sulmeve kibernetike të Iranit në vitin 2022.

Gjatë takimit kokë më kokë, krerët e dy shteteve biseduan për zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme, për të cilat Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë: “Shqipëria ka dënuar fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 nga Hamasi kundër Izraelit. Kjo është e paprecedentë dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”, – u shpreh Begaj, duke theksuar se Shqipëria ka dënuar ashpër rrëmbimin e civilëve, grave, të moshuarve dhe fëmijëve, si dhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të civilëve të pafajshëm.

“Ne mirëpresim lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, – u shpreh Begaj në takimin me Presidentin Herzog, duke përsëritur thirrjen që ndihma humanitare të vazhdojë për të gjithë në nevojë dhe ne dëshirojmë fundin e vuajtjeve të popullatës civile.

Begaj, rikonfirmoi se Shqipëria mbështet plotësisht planin e paraqitur nga Presidenti Biden, i cili do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, në lirimin e të gjithë pengjeve, në rritje të ndihmave humanitare për Gazën, si dhe bisedimet diplomatike, si e vetmja mundësi që çon në zgjidhje të situatës.

Ora 13:40
Tiranë/ Rama pret në kryeministri presidentin e Izraelit, Isaac Herzog

 

Kryeministri Edi Rama ka pritur ne ambientet e kryeministrisë në një takim zyrtar presidentin e Izraelit Isaac Herzog.

‘Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog!’- tha Rama.

Ora 12:33
FOTO/ Presidenti Begaj pret homologun izraelit me ceremoni shtetërore

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni zyrtare presidenti e shtetit të Izraelit, Isaac Herzog i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Tiranë.

Begaj i uroi homologut Herzog mirëseardhjen në vizitën e parë të një Presidenti të Shtetit të Izraelit në Shqipëri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/09/2024 02:13

    Izraeli e Palestina ja bene vete vetes e njeri-tjetrit,po te keni lexuar historine e tyre dhe po vuajne te dy pasojat e asaj c'kane gatuar.S.d.q keto rojat ceremoniale tonat,me perjashtim te atij me pelerine qe ecen pas presidenteve,qe ka uniforme shume te bukur e te vecante,nuk honepsen.E di qe modeli i uniformave eshte marre nga koha e gardes se Zogut,se kam pare fotot bardhe e zi te kohes,por me te vertete kane qene te kuqe,komplet te kuqe?!Te vene ne rradhe,duken si varg specash te kuqe djegese,gati per t'u tharre!!

    Përgjigju
  • Tedi: 12/09/2024 22:29

    Po pse me trekendeshivi Ballkanit nuk ka rendesi.Po Flasim qe ne nga 95. Spo themi Katovicen se jam shume I ri qe ti dij Te Gjitha. Por secilin per Zotin dhe Zoti per te gjithe. Lexoj shikoj dhe nuk para Komentoj. Jeta eshte ne Peshore dhe Pasqyre. Shikoj Veten Pastaj Gjyko te Tjeret.

    Përgjigju
  • Ermir: 12/09/2024 13:55

    Izraeli me ne krye kete qelbesiren po kryen genocid. Keta jane akuzuar nga gjykata nderkombetare penale per krime kunder njerezimit dhe askush s'do t'i shohe me sy, nderkohe politikanet tane iu lepihen krimineleve.

    Përgjigju
  • Turi: 12/09/2024 09:28

    Mos e takoni kete qelbesire se eshte turpi me i madh qe mund te beni o politikane te pavlere , ky mbeturina me ushtrine e tij vret perdite me qindra civile te pafajshem

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 12/09/2024 16:56

      Loku me ne zemer Turqin ! Vet fjala Hajvan qe ju ma shkruani ne Turqisht,tregon se ju ose jeni i indoktrinum nga Mavi Vatan,ose jeni Turk ?! Ju edhe po tju a rreshtojn te vraret para syve do ta mohoni, megjithse ka vende te Botes sic esht Franca me vendim Parlamenti,qe e njohin Turqin si shtet genocidial ( i vetmi vend Islamik) me genocidin ndaj Armenve jo vetem te 17 femijeve sic shkruani ju, por me shum zero nga mbrapa te 1 milion Armeneve ! Masakrat ndaj Pondiove,dhe vrasjet te mijrave Kurdeve qe jetojn ne teritoret e tyre ! Repilika kerkon dije,Loku .

    • Loku: 12/09/2024 16:05

      O Edmond hajvani ku paska vrare turqia 17 femije kurd?!

    • Flori: 12/09/2024 14:00

      O Turi nuk faj, fain e ka hamas dhe main strip media qe te ushqejne me mashtrime. Ti se di fare ca thua

    • edmond (koder rreshen): 12/09/2024 12:45

      Po per Erdoganin c´mendim keni,esht turp ta presin politikanet tan ? Apo nuk ju a thot Hoxha se i kemi "vellezer" ?! E dini se sa esht numri i Kurdeve te vrar nga Ushtria Turke ? Jo vetem ne Turqi por edhe duke i bombarduar dhe ber inkursione ushtarake ne shtete si Siria apo Iraku ! Po per nderhyrjen ushtarake te Turqve ne Libi dhe ne Nagorni Karabak, me popullsi Armene qe u shperngulen keto dy vitet e fundit keni degjuar ! Apo edhe keto nuk ja ua thot Hoxha,se nuk i perkasin vellazeris Myslimane,sepse Armenet ja Ortodoks, dhe Kurdet te besimit Alevit ! Hapi Syt dhe mendoje boten me nje besim ne Zot, se te gjitha krijesat njerezore duhet ta jetojn Jeten ne Paqe .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?