Rreth 90 minuta ka zgjatur takimi mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe Papa Françeskut. Gjatë takimit mësohet se Biden ka falënderuar Papën për mbështetjen që iu jep të varfërve në të gjithë botën, teksa ka vlerësuar udhëheqjen e tij mbi krizën kilmatike dhe pandeminë.
Ky ishte takimi i parë i Biden me Papën që kur u vendos në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi Biden e ka takuar edhe tre herë të tjera personalisht. Të pranishëm në takim ishin edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës shefja e Kabinetit e Shtëpisë së Bardhë Jen O’Malley Dillon.
Lajmi kryesor:
Biden tur në Europë për G20, pas takimit me Papën, 'gjen paqen' me Macron
SI.E./ReportTv.al