Foto: Han Zheng dhe JD Vance
Udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk e ka pranuar personalisht ftesën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për inaugurimin e tij, por Pekini ka ndërmarrë hapin e rrallë për të dërguar një zyrtar të lartë për t'iu bashkuar ceremonisë së betimit në Uashington.
Zëvendëspresidenti kinez Han Zheng pritet të marrë pjesë në inaugurimin e së hënës pas takimit të dielën me zëvendëspresidentin e ardhshëm të SHBA-së, JD Vance, në një udhëtim që sipas mediave është një gjest i vullnetit të mirë, por potencialisht i rrezikshëm, pasi Pekini duhet të shmangë fërkimet e mëdha me Trump dhe kabinetin e tij të ardhshëm, raporton CCN.
Ndërsa Han është zyrtari më i lartë kinez që ka marrë pjesë në një inaugurim të SHBA-së, pozicioni i tij i zëvendëspresidentit është kryesisht simbolik brenda sistemit politik të Kinës. Autoriteti i vërtetë i takon Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të fuqishme të Partisë Komuniste në pushtet, nga i cili Han doli në pension në 2022.
Lajmi kryesor:
Donald Trump betohet si president i 47-të i SHBA-së: Nis epoka e artë! Trupat në kufi me Meksikën, rimarrim kanalin e Panamasë
Xh.K/ReportTv.al