Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka kujtuar tragjedinë e Otrantos të 28 marsit të 1997. Në 25 –vjetorin e tragjedisë, Meta përkujton jetët e humbura në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë. Sipas tij, eksodi i shqiptarëve vazhdon edhe sot, duke theksuar se duhet ndalur si fenomen.
“Në 25-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos, përkujtojmë me dhembje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.
Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
25 vite nga tragjedia e Otrantos, plagët e familjarëve të 81 viktimave ende të hapura! 23 viktima ende pa varr
B.K./ReportTv.al