Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në homazhet në nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, që po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Meta i dha lamtumirën nënkomisarit, ndërsa i shprehu ngushëllimet edhe familjarëve. Sipas Metës, është momenti për një reflektim për një luftë frontale kundër krimit të organizuar. Ai shtoi se Policia duhet mbështetur në këtë luftë.
"Është një moment i dhimbshëm që ti japim sot lamtumirë ne fundit një oficeri hero të Policisë së Shtetit, që nuk e meritonte të ndahej nga jeta, nga familja. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe dekurajimin e krimit ordiner, sikurse është prioritet lufta kundër trafikut të drogës, atyre që jo vetëm përfitojnë prej saj por edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj e fëmijë që për fat të keq bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar që janë përgjegjës për akte të tilla që trondisin një shoqëri të tillë. Është momenti për të mbështetur më shumë policinë në këtë luftë.
Po ashtu Meta i akordoi nënkomisarit "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", me motivacionin: "Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike"
Lajmi kryesor:
Qeveria i jep 5 mln lekë ndihmë familjes së efektivit Saimir Hoxha, fëmijët do të marrin edhe 170% të pagës së babait! Rama homazhe për nënkomisarin: Një çast i rëndë për të gjithë
//ReportTv.al