Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë katolike në Minneapolis, ku raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa autori është vrarë nga policia.
Në një reagim në rrjetin social “Truth Social”, Trump e konsideron ngjarjen si një skenë të tmerrshme, teksa shton se situatën po e mban në monitorim.
“Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutjet për të gjithë personat e përfshirë”, ka shkruar Presidenti Trump.
Lajmi kryesor:
SHBA/ Sulm me armë në shkollën katolike në Minneapolis, vriten dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç! Autori kryen vetëvrasje
V.GJ /ReportTv.al
