Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Vuçiç: Fitore bindëse e Listës Serbe në 9 nga 10 komunat serbe

12 Tetor, 23:12| Përditesimi: 12 Tetor, 23:18

  • Share

1749825865_aleksandarvuiq.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve në Kosovë që Beogradi e mbështet.

“Edhe një fitore tjetër… Urime Listës Serbe dhe njerëzve tanë të palodhur në Zyrën për Kosovën”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave preliminare, Lista Serbe pritet të fitojë në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë në rundin e parë. Përjashtim këtu bën Kllokoti, ku pas 87.50 për qind të votave të numëruara, kandidati për kryetar i Listës Serbe prin me 43.26 për qind të votave.


Lajmi kryesor:

Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK kryeson në 3, LDK në 2! 17 komuna drejt balotazhit


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?