Antonio Costa, Volodymyr Zelensky dhe Ursula von der Leyen, 6 mars 2025
Postimi i presidentit Volodymyr Zelensky në rrjetin social "X":
Sot ishte një ditë shumë produktive në Bruksel për Ukrainën dhe për gjithë Evropën në samitin e Këshillit Evropian në nivel liderësh. Pata takime të mira me
@eucopresident dhe @vonderleyen. U takova me @EmmanuelMacron, @Bart_DeËever dhe @_CStocker në kuadër të samitit. Gjithashtu, zhvillova një takim thelbësor me @SecGenNATO. Arritëm të diskutojmë shumë detaje dhe jam mirënjohës për mbështetjen nga të gjithë liderët.
Para liderëve, prezantova vizionin se përparimi i shpejtë drejt paqes është i mundur dhe, së bashku me partnerët tanë, kuptojmë cilat hapa mund ta ndalin luftën, të garantojnë sigurinë dhe të sigurojnë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Po përgatisim propozime konkrete.
Prioriteti i parë mund të jetë vendosja dhe kontrolli i plotë i një armëpushimi në qiell (ndalimi i sulmeve me raketa, dronë me rreze të gjatë dhe bomba mbi infrastrukturën energjetike dhe civile), si dhe një armëpushim në det, që do të thotë ndalimi i të gjitha operacioneve ushtarake në Detin e Zi, duke garantuar lundrim të sigurt dhe paqësor.
Ne i konsiderojmë këto hapa fillestarë si hyrje drejt një zgjidhjeje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt dhe Ukraina është e gatshme të punojë 24/7 me partnerët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për paqen.
Të hënën e ardhshme kam të planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës. Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të bashkëpunuar me partnerët tanë amerikanë. Ukraina ka interesin më të madh për paqen.
Siç i kemi thënë @POTUS, Ukraina po punon dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive për një paqe të shpejtë dhe të qëndrueshme.
Lajmi kryesor:
Samiti special i BE/ Unioni miraton konkluzionet për Riarmatimin e Europës! Zelensky: Takim mes SHBA-së dhe Ukrainës javën e ardhshme
K.M/ReportTv.al