Politikë

Sot samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti Zelensky në Tiranë! U prit në Rinas nga Gonxhja e Vengu (VIDEO)

15 Maj, 21:56| Përditesimi: 16 Maj, 08:16

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet sot (16 maj) në kryeqytet.

Lideri ukrainas u prit në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministri i MEKI, Blendi Gonxhja.

Zelensky mbërriti në Tiranë direkt nga Turqia (15 maj), ndërsa pati edhe një takim me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, për negociatat me Rusinë.

Samiti i nis punimet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Axhenda parashikon 3 tryeza të rrumbullakëta me fokus në rritjen e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Po ashtu do të zhvillojnë punimet edhe dy seanca plenare.

K.M/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?