Politikë

Pretendimet e PD-së pas ardhjes së Trump, Peleshi i drejtohet Nokës: Flamur ka shumë ndryshime në botë, po ju ku hyni këtu? Keni ngelur pa tekst

27 Shkurt, 11:40| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:25

  • Share

 

Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi replikoi me Flamur Nokën në seancën plenare. Noka foli për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin që sipas tij do ndikojë dhe në Shqipëri.

Peleshi u shpreh se shumë ndryshim po ndodhin në botë, por që ku hyn në këtë mes PD-ja, pyeti me ironi kreu i grupit parlamentar të PS.

'Flamur meqë mu drejtove, ka zhvillime në botë, marrëdhënie ndër shtetërore, shpresojmë që gjërat të shkojnë për mirë. Po ju ku hyni këtu? Ti Flamur ku hyn këtu? Keni ngelur pa tekst. Në raport me SHBA, po ta rikonfirmoj, PS dhe shteti shqiptar ka aleat strategjik të përhershëm SHBA që kanë rëndësi ekzistenciale për Shqipërinë dhe do vijojë të jetë. Oferta jonë, Shqipëria anëtare e BE brenda 2030, meqë po fryn erë pragmatizmi duhet të bëhemi pragmatist dhe të përfitojmë nga procesi i zgjerimit në BE. Çdo gjë tjetër që përsërisni këtu është qesharake. Duhet të fitoni zgjedhjet. Shpresoj se deri në fund të ditës të ndryshoni, të votoni pro projekt ligjit.'


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu


G.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?