Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të projektit Startup Albania, i cili ka si për qëllim lidhjen e sipërmarrjeve inovative me qeverinë, ka deklaruar se zhvillimi teknologjik është shumë i rëndësishëm për qeverinë shqiptare.
Ibrahimaj më tej tha se qeveria e sheh zhvillimin teknologjik si pjesë integrale e zhvillimit ekonomik.
“Në këtë salle jemi mbledhur për të prezantuar shumë projekte. Që prej dy vitesh kemi punuar për të krijuar Startup Albania, por sot me prezantimin dhe linçimin e platformës, agjencia e Startup-ve kthehet në vizionin që ne kemi, sesi duhet një institucion të shërbejë. Domethënë me procedura automatike, me proceduara që nuk bëhen nga njeriu por nga inteligjenca artificiale, me proceduara transparente dhe mbi të gjitha me proceduara që i shërbejnë ekosistemit. Shumë shpejt në platformë do të kemi një modul për trajnimin, të cilën do t aksesojë çdo kush që ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij ekosistemi.
Nga ana tjetër ne kemi bërë një market place, që bën bashkë qeverinë, startup-et dhe korporatat. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të krijojmë ura lidhëse për zhvillimin e ekonomisë. Ne e shohim zhvillimin teknologjik si pjesë integrale e zhvillimit ekonomik”, tha Ibrahimaj.
Lajmi kryesor:
Startup Albania/ Rama: 'Diella' nuk merr vendime, vendosim ne për të! Platformë e re me AI për skicat e ndërtimeve (VIDEO)
A.D/I.M/ReportTv.al
