Libri “Lidershipi” i diplomatit të njohur amerikan Henry Kissinger, është prezantuar në shqip, në një aktivitet në parkun "Eden" te Kryeministria. Libri përmban rrëfime mbi gjashtë udhëheqës botërorë, kurse parathënia në shqip është shkruar nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare, në prezantimin e këtij libri, u shpreh se është privilegj që të jetë në këtë event. Ai theksoi se bota do të ishte ndryshe nëse Kissinger do të ishte ende pranë liderëve të globit për të ofruar strategji.
I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo D’Alema.
"Përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe të jep një lirshmëri në lexim edhe duke e pas lexuar më parë në variantin origjinal, pata çik frikë ta hap se thashë mos ndoshta do binte ajo fuqia e mprehtë e autorit, por përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe dua t’i komplimentoj përkthyesit.
Është privilegj që kemi këtu sot një personalitet të politikës italiane dhe europiane, nuk ka nevojë për prezantim. Nuk i kam thënë që këtu janë të pranishëm edhe ambasadorët e Shqipërisë jashtë vendit, sepse janë ditët e konferencës së ambasadorëve dhe ka një përkthim optimal ky prezantim libri në konferencën e ambasadorëve dhe dua ta falenderoj Kryeministrin D’Alema për gatishmërinë për të qenë i pranishëm dhe për të folur këtu për një figurë politike të jashtëzakonshme. Çmim Nobel për paqe por edhe i akuzuar si kriminel lufte", tha Kryeministri Edi Rama.
Sipas Kryeministrit, libri tregon më së miri aftësitë diplomatike të Henry Kissinger, për të cilin thotë se zor të ketë pasur një të dytë si ai në arenën ndërkombëtare. Sipas Ramës, motoja e diplomatit amerikan ka qenë ekuilibri i forcave.
“Libri ia vlen në shumë drejtime, por jam dakord me Kryeministrin D’Alema që momentet më spektakolare të librit janë hyrja dhe fundi, ku flet vetë autori. Është shumë befasues në fund një moment kur ai flet për atë që e përmendi Kryeministri, rënien e madhe morale në rritjen e pjerrësive, dallgëve, humnerave në situatën e sotme, dhe pastaj në momentin që të krijon të gjithë ndjesinë që më pak ose më shumë të gjithë e kemi nga koha e sotme, kalon tek pjesa fare e fundit, ku kujton takimin e tij në vitin 1967, me Adenaur, i cili ishte shumë i shqetësuar për të gjitha gjërat që jemi ne të shqetësuar sot, dhe pyet Kissingerin, i thotë a mendon se ka akoma sot mundësi që të ketë një udhëheqje me sens afatgjatë dhe a mendon se sot mund ta nxjerri bota një udhëheqës të vërtetë, në sensin e këndvështrimit të të gjithë librit. Pastaj Kissinger e vazhdon duke prekur nga e para disa prej personazheve që ka libri.
Ka një dritë shprese në fund të këtij tuneli ku ka hyrë bota, por natyrisht ashtu sikundër nuk mund të parashihej më parë se kush dhe si do dilte në një apo në një aspekt tjetër dhe si një figurë në mes të një situate krize të caktuar do të bëhej akullthyesi që do kthente përmbys të gjithë paradigmën, edhe ne nuk mund ta dimë as kur as si, e me radhë. Në këtë sens, ma ha mendja se zor të ketë pasur një të dytë në arenën e madhe të politikës ndërkombëtare, që të ketë pasur nga njëra anë njohjen kaq të thellë të historisë sa Henry Kissinger dhe nga ana tjetër mprehtësinë për të kapur në kohë se si mund të ndërhyhej dhe për të bërë atë që ai kishte fiksimin e tij absolut, ekuilibrin, ekuilibri i forcave”.
Studiuesi dhe gazetari Remzi Lani, në reflektim me tezat e Kissinger, tha se botës sot i mungojnë liderët e vërtetë.
Prezentë në prezantimin e librit në shqip të Kissinger ishin edhe të gjithë ambasadorët shqiptarë nëpër botë.
Në prezantimin e botimit në shqip të librit “Lidershipi” të diplomatit të njohur amerikan, Henry Kissinger, Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje politikëbërjen e SHBA në raport me Kinën gjatë presidencës Nixon.
Çështja e nxehtë ishte Tajvani, siç vijon të jetë edhe sot.
Kryeministri përmendi strategjinë e Kissinger në atë kohë, kur ishte Sekretar amerikan i Shtetit, për raportet Kinë-Tajvan dhe zgjidhjen që ai propozoi.
E në këtë pikë, Rama thotë se nëse në gjeopolitikën e sotme, do të ishte Henry Kissinger, situata mund të kishte rrjedhur ndryshe dhe se kapaciteti strategjik i Kinës nuk duhet nënvlerësuar.
“Ka një problem që është Tajvani. Kissinger aty bën një propozim që ka hyrë në terminologjinë historike si një inovacion i jashtëzakonshëm me termin “ambiguitet strategjik”, që propozon që të dyja palët, Kina dhe Tajvani, të pranojnë që ka një Kinë. Por secilës prej tyre t’u lihet liri që të mendojnë se ajo një Kinë është e tyrja. Një kinezëri domethënë. Edhe Zhou Enlai i thotë këtu nuk kam fuqi, duhet të pyes Mao Ce Dunin. Dhe shkon te Mao Ce Duni. I thotë, jemi ok me të gjitha pikat, ka një pikë që është Tajvani, ku Kissinger propozon të biem dakord që ka një Kinë dhe këtë të themi ne, këtë të thonë dhe në Tajvan, dhe jemi të lirë ta mendojmë që kjo një Kina është e njërit apo e tjetrit, por gjithmonë ka një Kinë. Dhe Mao i thotë, vetëm kjo është pika ku s’keni rënë dakord? Po. Epo mirë, i thotë, s’ka problem, pranojmë dokumentin, dhe tek çështja e Tajvanit kthehemi pas 100 vjetësh.
Këtu është një shembull që i thotë të gjitha për kapacitetin strategjik të Kinës që bazohet në sistemin e tyre, traditën e tyre, të cilin Perëndimi ose nuk do ta kuptojë ose nuk arrin ta kuptojë por që e bën Kinën një aktor me më shumë se sa atë palë të kartave që është në tryezën e lojës dhe duke kuptuar këtë, Nixon dhe Kissinger ndërtuan një strategji të tërë dhe pse ata ju afuan Kinës dhe sikur politikëbërja e lartë amerikane të lexohej vetëm ajo pjesë disa vite më parë, sot gjërat mund të kishin rrjedhur ndryshe dhe padyshim që nëse do kishte një Kissinger në atë tryezë, me siguri që gjërat mund të kishin rrjedhur ndryshe. Besoj që me kaq ne mund ta mbarojmë misionin tonë”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.
Në prezantimin e librit ‘Lidershipi’ i Henry Kissinger, në gjuhën shqipe i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri italian Massimo D'Alema.
Gjatë fjalës së tij ai tha se ky libër është një testament Henry Kissinger, teksa vuri në dukje se si ky i fundit nxjerr në pah secilën karakteristikë të 6 personazheve.
“Besoj që ky libër është një lloj testamenti i Henry Kissinger dhe që jo vetëm për profilet që ai ravjizon në këtë libër duke përcaktuar në eksperiencën e 6 personalitetve. Ai dallon njëri nga tjetri, duke treguar secilën karakteristikë të tyren. Kissinger zgjedh 6 personazhe të mëdha të fushës së vet politike, sigurisht bëhet fjalë për botën demokratike, që në demokraci do ta kishim karakterizuar si e djathta. Ai është i shtyrë nga një aftësi për të dialoguar me të gjithë ata që ishin të ndryshëm nga ai, dhe kjo duhet të jetë një shembull për liderët e sotëm", tha Massimo D'Alema.
Në fund të fjalës së tij ai theskoi se ajo çfarë është interesante te ky libër është pikërisht si përshkohet marrëdhënia e vendeve të tjera me Kinën.
“Është shumë interesante se ky libër përshkohet në një pjesë të rëndësishme nga marrëdhëniet me Kinën dhe kjo ka qenë një temë e rëndësishme e politikës së jashtme. Me pak fjalë kuptohet vizioni që ai pati për ushtrimin e një lidershipi amerikan në botë bazuar edhe në aftësinë për të diskutuar me të tjerët, për të kuptuar diferencat, për të shmangur krijimin e një blloku antiperëndimor”, shtoi ai.
"Gjithë libri është i jashtëzakonshëm mes politikës dhe inovacionit", tha ndër të tjera Massimo D'Alema.
Komente

I ke marre gjithe cifutet ne patronazh apo ke vendosur te konvertohesh prape? Shkon fton edhe ate palo Putin-ianin e D’Alema-s, skile e vjeter, qe ishte i vetmi politikan nga vendet EU, ne takimin e Xi-Putin-Kim Yong, ne Kine. Mos valle po iu shkel syrin edhe atyre KM yne?!
Përgjigju