Shpallet projekti fitues për ndërtimin e stadiumit ‘Niko Dovana’! Rama: Me Akademinë e Futbollit e kthejmë Durrësin në destinacion të talenteve të reja

4 Maj 2023, 09:30| Përditesimi: 4 Maj 2023, 16:38

  • Share

Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri "Niko Dovana", alternativa e studios belge 51N4E u shpall fituese. Tanimë në Durrës do nisin punimet për impiantin e ri të Teutës. Ngjashmëria e stadiumit të ri do jetë me "La Bombonera" në Argjentinë, stadiumi i Boca Juniors.

Ky projekt (Projekti i 51N4E (Belgjikë)) do e konceptojë stadiumin si pjesë të qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.

Kryeministri, Edi Rama, i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve finaliste, tha se në fushën e sportit në Durrës, duan që të bëjnë shumë tepër, e që synojnë që ta kthejnë këtë qytet në një destinacion të talenteve të reja.

‘Uroj që të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai që kemi zgjedhur në Korçë, ku kemi pasur tre alternativa interesante.  Jemi të vendosur që të bëjmë për Durrësin shumë më tepër akoma. Durrësi ka përpara një të ardhme e cila është gjithnjë e më e afërt e cila është shumë domethënëse dhe kuptim plotë. Në fushën e sportit duam të bëjmë shumë më tepër. Ky është një nga projektet, projekti tjetër është që të kthejmë Durrësin dhe një destinacion të talenteve në shkallë kombëtare dhe rajonale.’- tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se ndërtimi i Akademisë së Futbollit në Durrës do t'i shërbejë talenteve të reja. Rama po ashtu u shpreh se Durrës City do të jetë një bërthamë që do të zhvillohet, e më vonë do të kthehet edhe si një skuadër futbolli më vete. Rama tha se janë mbi 100 mijë të rinj djem e fëmijë shqiptare që janë të regjistruar në sistemet futbollistike Evropiane.

‘Kemi marrë eksluzivitetin që të jemi këtu një qendër për të gjithë rajonin për të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë. Nëse do të bëhet një akademi e Dytë në Ballkan, bashkia e Durrësit do të jetë partnere. Duhet të ngremë grupin tonë këtu. Durrës City do të jenë një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen edhe si një skuadër më vete. Akademia dhe Shkolla e futbollit do ti shërbejnë të gjitha klubeve në Shqipëri. Akademi është në shërbim të të gjitha klubeve të cilat bazuar në seleksionimin që bëhet për sportistët. Numri i djemve të rinj që janë të regjistruar në sistemin e futbollit në Shqipëri dhe atyre që janë të regjistruar në sistemin e futbollit evropian është marramendës. Janë mbi 100 mijë të rijnë djem fëmijë shqiptarë që janë të regjistruar në sistemet futbollistikë Europaine.’- tha Rama.

Në Durrës, u prezantuan sot tre projekte për ndërtimin e stadiumit të ri ‘Niko Dovana’. Gara e hapur ndërkombëtare, e shpallur në muajin shkurt të këtij viti përzgjodhi në fazën finale tre studio prestigjoze të arkitekturës 51N4E (Belgjikë), Bjarke Ingels Group BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë) për të prezantuar publikisht propozimet arkitektonike para një jurie me personalitete ndërkombëtare të fushës.

Edhe Korça do të bëhet me stadium të ri dhe projekti fitues është shpallur 'Cebra Architecture'. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

 

51N4E (Belgjikë)

 

 Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) 

 

 

MVRDV(Holandë)
 

 

Ora 16:12
Shpallet fituesi, si do duket stadiumi i ri 'Niko Dovana' në Durrës! Ideja e huazuar nga Argjentina (VIDEO)


Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri "Niko Dovana" në Durrës, alternativa e studios belge 51N4E u shpall fituese. Tanimë në Durrës do nisin punimet për impiantin e ri të Teutës. Ngjashmëria e stadiumit të ri do jetë me "La Bombonera" në Argjentinë, stadiumi i Boca Juniors. Studioja arkitekturore e ka projektin e disatë që zhvillon në Shqipëri, teksa mund të përmendim projektimin e sheshit "Skënderbej" në Tiranë.

Ky projekt (Projekti i 51N4E (Belgjikë)) e koncepton stadiumin si pjesë të qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.

“Ne kemi menduar të ndërtojmë hapësira të gjelbra, dhe të ta kthejmë stadiumin edhe në një vend dhe park stërvitje. Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitje dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten pro a bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit. Ne synojmë që stadiumi të jetë aktive në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha përfaqësuesi i studios.

 -Do të ketë fusha stërvitje basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtëm dhe një të brendshme.

-Stadiumi do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium

-Rreth stadiumi parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare

-Do ndërtohet qendra e zhvillimit të konventave dhe Festivalit kombëtar të filmit

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/05/2023 01:34

    Ate argjentinasin me te cilin ngjan projekti i ri,kjo studio e ka projektuar apo ndonje tjeter,se po t'a kete bere dikush tjeter do te perfundojne si Ed Sheeran ne gjyq per plagjarizem kenge, dhe keta per projekte? Dhe se dyti,ku jane ato speciet e rralla te quajtura arkitekte shqiptare,apo jane shfarosur nga ekzistenca fale ketyre specieve invazive te quajtura studio arkitekturore nga vende te tjera?

    Përgjigju
  • Paradoksi: 04/05/2023 19:50

    Po tamam,ka fitu projekti që ka më shumë beton e kulla??!!Pse jo ,Ai projekt që ishte më Eco-natural,ku të shërbente edhe si Hapsirë e gjelbër e Qytetit?!

    Përgjigju
  • Red&black: 04/05/2023 19:47

    STADIUM QE AI PAGUAN LAGET NGA SHIU...BORA....TE FTON ERA NE DIMER...TE BIE TE FIKET NGA DIELLI NE BEHAR....ME KAPACITET 10000(NUK ZMADHOHET SE NUK TE LEN KULLAT)10000×20€=200000×10(NDESHJE)=2000000-25%(TAKSAT)=1500000(TE ARDHURAT NE VIT)÷(LOJTARET SHPENZIMET ETC)...NUK KA TE ARDHEME SI SKUADER E MADHE SIKUR EDHE ATA SHEIKET NGA DUBAI TA BLEJNE SKUADREN......PARA TE DJEGURA KOT.... PO PADIN NGA BOCA JUNIORS KUSH DO TA PAGUAJ???

    Përgjigju
  • teti: 04/05/2023 18:58

    normale nga tre projekte fitoi ai qe kishte me shume kulla... ec aty popull dele, votoni me 14 maj, ju doni cecon me bicak... tju tredhi

    Përgjigju
  • Vaso: 04/05/2023 17:24

    Duhet tja jepni studiove arkiturale italiane. Ata e kuptojne me mire realitetin shqiptar.

    Përgjigju
  • Miku: 04/05/2023 16:44

    Duhen fusha per futbollin e moshave, jo stadiume ku shkojne max 200 vete Me lire, sherben me shume.

    Përgjigju
  • Bim: 04/05/2023 16:22

    Durrsi qyteti me kot nga pikpamja sportive ne bote, edhe kur fiton Teuta kerkush nuk del me festu, dikur kan ken mire me basketboll, sot jane nul ne gjithcka

    Përgjigju
    • Cimiterra: 04/05/2023 19:07

      Ke te drejt plako! Kur ke president qe rrin gjith diten duke lujt kumar, si mund te kesh besim te kjo skuader? Tani ke vetem polic qe hajn luledielli , po tifozet i kan bo m*** skuadres.

  • Bela: 04/05/2023 14:24

    Njr mundesi e mire per te gjithe,vazhdoni

    Përgjigju
  • Mondi: 04/05/2023 14:19

    Shume te rinj do te shfaqin talentet e tyre

    Përgjigju
  • ilir: 04/05/2023 14:07

    A do vijne lojtaret e cityt ?

    Përgjigju
    • [email protected]: 04/05/2023 14:45

      Ama bravo te qofte more djale! Su mor vesh si perfundim si vajti ajo pune! Sheiket e City-t ja kan fut nje te qeshur te modhe kur kane degjuar marrezine e radhes te Delirantit me citjone!

  • Kleo: 04/05/2023 13:29

    Mundesi e arte per te gjithe te talentuarit

    Përgjigju
  • Olsi: 04/05/2023 13:23

    Super mundesi per te gjithe te rinjte qe kane enderr sportin

    Përgjigju
  • titi: 04/05/2023 13:08

    shume mire te fitoj ai qe e meriton

    Përgjigju
  • Pika: 04/05/2023 12:50

    Stadium per te tere ereee!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 04/05/2023 11:18

    Deri tani jane 3 stadiume. Durres, Korce, Dinamo. Po sikur ka qene dhe nje per Peqinin qe do binjakezohej me ate rast me Lazion. E premtoi Rama dhe Alfred Peza. Kam kohe pa qene ne Peqin. Mbaroi stadiumi ?

    Përgjigju
    • Shqipëria: 04/05/2023 16:48

      Mos u lodh kot se po i shave Ramën këtyre je me Saliun. Fajin e ka Saliu i ka mesu Fuga këtyre, mami me babin i kanë lënë pa shkollë.

    • O tej: 04/05/2023 13:08

      Do ndertohet ne Viçidol..

  • Ela: 04/05/2023 11:16

    urojme te zgjidhet projekti qe i shkon me shume ketij qyteti

    Përgjigju
  • Era: 04/05/2023 11:15

    Durresi nje nga vendet qe ka pasur talente ne cdo fushe.Nje mundesi e mire per te gjithe te rinjte

    Përgjigju
  • Art!ntel: 04/05/2023 10:28

    Fal këtij investimi te qeverisjes suaj githë shqiptarëve ju plotësua ëndrra e tyre. S-AIgtpc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?