Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri "Niko Dovana" në Durrës, alternativa e studios belge 51N4E u shpall fituese. Tanimë në Durrës do nisin punimet për impiantin e ri të Teutës. Ngjashmëria e stadiumit të ri do jetë me "La Bombonera" në Argjentinë, stadiumi i Boca Juniors. Studioja arkitekturore e ka projektin e disatë që zhvillon në Shqipëri, teksa mund të përmendim projektimin e sheshit "Skënderbej" në Tiranë.
Ky projekt (Projekti i 51N4E (Belgjikë)) e koncepton stadiumin si pjesë të qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.
“Ne kemi menduar të ndërtojmë hapësira të gjelbra, dhe të ta kthejmë stadiumin edhe në një vend dhe park stërvitje. Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitje dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten pro a bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit. Ne synojmë që stadiumi të jetë aktive në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha përfaqësuesi i studios.
-Do të ketë fusha stërvitje basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtëm dhe një të brendshme.
-Stadiumi do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium
-Rreth stadiumi parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare
-Do ndërtohet qendra e zhvillimit të konventave dhe Festivalit kombëtar të filmit
Lajmi kryesor:
Shpallet projekti fitues për ndërtimin e stadiumit ‘Niko Dovana’! Rama: Me Akademinë e Futbollit e kthejmë Durrësin në destinacion të talenteve të reja
S.Dh/ReportTv.al