VLORË- Duke shkelur masat anti-COVID Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë, kompania greke “Thymio Papayannis and Associates” prezantoi sot projekt-idenë për "Lungomare 3".
Në dëgjesën që u zhvillua në ambientet e një hoteli në Vlorë ishin më shumë se 15 persona dhe pa asnjë distancë mes tyre, ku kishte edhe persona pa maska.
Banorët e Orikumit dhe Radhimës janë shprehur kundër këtij projekti. Shtëpitë po shemben, thanë ata, pa përfituar legalizimin. Ndërsa akuzojnë edhe për shembje selektive dhe mungesë transparence.
“Banorët nuk është se kundërshtojnë vënien në zbatim të këtij projekti, por ajo që banorët kërkojnë me të drejtë është konsultimi publik dhe gjetja e një zgjidhje. Çuditërisht, brenda një kohe shumë të shkurtër një proces i cili nuk ishte mbyllur për 15 vjet apo 20 vjet ASHK së bashku me IKMT i kanë skualifikuar me pretendimin kryesor se janë ne breg të detit”, shprehet avokati Armando Cakrani.
Avokati i banorëve shprehet se ka bërë padi ndaj bashkisë së Vlorës dhe Kadastrës.
Të paktën mbi 20 objekte, për disa prej tyre është vendosur pranimi i padisë nga Gjykata dhe janë marrë disa masa pezullimi të prishjes së objektit. Por, kjo është pjesa që mund të bëj unë ligjërisht për shkak të funksionit tim, por pjesa që duhet të bëj shteti është që të ndali këtë paligjshmëri”, tha Cakrani.
Shembjet në bregdetin e Rradhimës dhe Orikumit nisën në muajin shtator ku u shembën me dhjetëra objekte. Shembje këto të cilat priten të vazhdojnë ende për realizimin e projektit "Lungomare 3" që fillon nga zona e tunelit në Ujin e ftohtë deri në Orikum.
Rruspen atyre maskarenjve qe kane zaptuar detin
PërgjigjuSaktë xXX,sh e vërtetë,këta Hajnat dhe Grabitqarët e bregut,e jo vetëm, të thonë mirë edhe kaq..,duke fituar pa hesap në Tokë t'Zanun!!!
PërgjigjuAta që e kanë pasur në breg të detit të thonë faleminderit që zgjati dhe kaq se normalisht duhet ti prishnin vetë dhe ta kthenin në gjendjen e mëparshme pa harxhuar akoma nga taksat e shqipëtarve të ndershëm.....
Përgjigju