Në një deklaratë për mediat drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazmend Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve në të gjitha pikat e votimit në Qarkun e Fierit që ende nuk kanë votuar të marrin pjesë në votim.
Ndërsa PD nuk ka publikuar një numër të saktë se sa janë anëtarët që kanë të drejtë vote në rang vendi, Bardhi tha për media se i referohen listës para vitit 2021, pra para se të ndodhte përplasja dhe ndarja Berisha-Basha.
‘Është një proces statutor që ndodh në të gjitha degët e PD dhe në qarkun Fier ku anëtarët janë ftuar për të zgjedhur kandidatët në zgjedhjet e 11 majit. Kjo do të thotë se PD ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve 'një anëtarë një votë'. Procesi është me rregulla dhe janë të qartë, dinë kush mund të votojë ose kush mund të mos votojë, si zgjidhet nëse një anëtarë nuk e gjen emrin në listë, pra duhet të ketë një kartë anëtarsie të prodhuar para vitit 2021’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Mbahen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Besnikët e Berishës në lista, deri në orën 12:00 kanë votuar mbi 19 mijë anëtarë (Kandidatët)
S.B/ReportTv.al
