Politikë

Mbahen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Nga Gjin Gjoni, Arjan Ndoj e Gjunkshi që firmosi dorëzimin e ‘Partizanit’, në lista besnikët e Berishës (Kandidatët)

1 Mars, 08:17| Përditesimi: 1 Mars, 14:31

  • Share

TIRANE- Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Votimi u hap në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët janë në nivel qarku, e votohet për secilin qark më vete. Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës do të jenë të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës.

Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat. Pas përfundimit të procesit të primareve, kandidatët e përzgjedhur do të futen edhe në filtrin e kryesisë, ndërsa PD ende nuk ka publikuar numrin e plotë të anëtarësisë që kanë të drejtë vote në rang vendi.

Primaret në Tiranë

Në Tiranë thuajse i gjithë ekipi i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së synon të jetë në listën e kandidatëve për deputetë. 5 prej tyre, nga rreth 8 këshilltarë të Sali Berishës në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë pjesë e listës zyrtare të garës së primareve, mjeku Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Jonathan Pano.

Pjesa më e madhe e listës me 81 kandidatë në Tiranë janë figura të njohura në PD dhe jo risi, aktiv në angazhim apo pasivë gjatë viteve të fundit, si Edith Harxhi, Aleksandër Biberaj, Mimoza Hajdarmataj etj, por edhe disa deputetë aktualë si Asllan Dogjani në hetim nga SPAK, Dhurata Çupi, Oriela Nebijaj apo Jorida Tabaku.  Të vetmet risi në këtë listë janë disa emra si ai i anëtarit të departamentit Brain Gain Andi Mustafaj apo Daniel Nikolla i ardhur si propozim nga diaspora. 

Në qarkun Tiranë merret për bazë lista e anëtarësisë para ndarjes në PD, pra lista para vitit 2021.

'Tani që PD s'ka më debate sa i takon vulës dhe afrimit të një sërë figurash që ishin distancuar nga Berisha, kanë marr për bazë listën para ndarjes të 2021. Ende s'ka një numër të publikuar nga PD, sa është numri i plotë i anëtarëve me të drejtë vote'. raportojë gazetarja Danjela Maloku.

Në primare ata që përballen me SPAK dhe besnikët e Berishës

Në Durrës dhe Dibër kandidojnë në primaret e Berishës dy  personazhe të njohur, edhe në dosjet e SPAK. Arjan Ndoja dhe Xhemal Gjunkshi. I pari ish-prokurori i shkarkuar si i lidhur me krimin e organizuar, ndërsa Gjuknshi gjenerali i njohur që firmosi dorëzimin përfundimisht të ish-kompleksit Partizani te Jamarbër Malltezi. Nuk mungojnë as emrat që SPAK i ka aktualisht nën akuzë si Asllan Dogjani dhe Bardh Spahia, apo ish-kreut të KQZ-së, Arben Ristani dhe ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, që tashmë prej kohësh është rreshtuar politikisht.

Drejtuesit politikë jashtë primareve

Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD që janë drejtues politikë. Kjo pasi krahas Berishës, Flamur Nokës e Edi Palokës që drejtojnë fushatën në të gjithë vendin, të tjerëve u është besuar drejtimi politik i qarqeve, përfshi edhe Gazment Bardhin. Ata do të jenë në zonën e sigurt të listave, duke siguruar një mandat të radhës parlamentar.

Emrat që spikasin sipas qarqeve

Tirana është qarku ku spikasin më pak emra të deputetëve aktualë të PD-së, kurse Korça dhe Elbasani kryesojnë me nga 4 emra ligjvënësish në listën e Primareve dhe luftë të fortë për t'u rizgjedhur, e më pas Lezha me 3 deputetë.

Jorida Tabaku do përballet në Tiranë në garën për të qenë në listën e deputetetëve, kurse Ina Zhupa në Vlorë. Spikat edhe emri i zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo në Durrës, gjeneralit Pirro Ahmetaj, ish-drejtorit të policisë Emri Vata apo gazetarit Basir Çollaku.

Në listën e Tiranës bien në sy emrat e deputetit Asllan Dogjani, nën hetim nga SPAK, Adriana Kalaja, Ilda Zhulali, Grigels Muçollari, ish-deputeti Myslim Murrizi, deputetja Oriela Nebiaj, ish-kreui të Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, deputetja Dhurata Çupi, ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, apo dhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Në Vlorë janë emrat e ish-kryetares së degës Sarandë, Afrovita Dhimojani, deputetes, Ina Zhupa dhe gjeneralit Pirro Ahmetaj. Kurse në Shkodër spikat emri i ish-kryebashkiakut nën akuzë nga SPAK, njëkohësisht ish-deputetit Bardh Spahia, deputetes Greta Bardelit dhe i kryetares së degës së PD, Eliona Shkrelit.

Lista më e ‘nxehtë’ është ajo e Lezhës, ku spikasin deputetja Elda Hoti, një nga më aktivet në tensionet e dhunshme në Kuvend gjatë gjashtë muajve të fundit, ish-gjyqtarit të Apelit, aq shumë të lakuarit Gjin Gjoni, deputetes Lindita Metaliaj dhe deputetit Kastriot Piroli.

Në Gjirokastër nuk mungon emri i ish-sekretarit të PD-së në kohën e Bashës dhe njëkohësisht ish-deputetit Arben Ristani (ish-kreu i KQZ). 

Në Korçë bie në sy Andrea Mano, ish-prefekti dhe deputeti aktual që i zuri vendin Ervin Salianjit pas burgosjes, deputetët Bledion Nallbati dhe Edmond Spaho, si dhe deputetja Sorina Koti.  Kurse në Kukës gjendet emri i Isuf Çelës dhe në Dibër bie në sy emrat e deputetit Kreshnik Çollaku, i ish-drejtorit të LSI-së dhe ish-deputetit përparim Spahiu, si dhe i gazetarit Basir Çollaku.

Qarku i Durrësit ka në listë emra si të deputetes Andia Ulliri, ish-drejtorit të Policisë, Emri Vata, zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo, Igli Carës, si dhe anëtares së kryesisë Ilirjana Kuçana.

Në Elbasan ndodhen emrat e Aurel Bylykbashit, Blendi Himçit, deputetëve Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Qani Xhafa dhe Zheni Gjergji. Kurse në fund, në listën e Fierit ndodhen emrat e deputetëve Luan Baçi dhe Saimir Korreshi. 

Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e tij, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë. Deputetët demokratë, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferraj, Petrit Doda, Emilja Koliqi, Eralda Bano dhe Kasem Mahmutaj kanë refuzuar Primaret.

Lista e kandidatëve të primareve sipas qarqeve
Berat
1-Avenir Berberi
2-Erion Dasho
3-Ervis Azizolli
4-Fatmira Kola
5-Ledion Mara
6-Monika Qosja
7-Oltion Merdari
8-Shaqo Merkaj
9-Zija Ismaili
10-Esmeralda Braho 
Dibër
1- Alketa Agolli
2- Klodian Cami
3- Basir Çollaku
4- Kreshnik Çollaku
5- Blerta Gazidedja
6- Ferzileta Gjika
7- Xhemal Gjunkshi
8- Femi Hoxha
9- Ilir Krosi
10- Hamza Leshi
11- Perparim Spahiu
12- Ismail Uka
13- Denisa Vata
Durrës
1. Bislim Ahmetaj
2. Nasild Alikaj
3.Bernard Balla
4. Morena Boja
5. Dritan Burgija
6. Adhurim Caca
7. Igli Cara
8. Enri Çeno
9. Arian Dedej
10. Armand Dervishi
11. Skënder Dika
12. Emir Frangu
13. Floriana Garo
14. Silvja Gjepali
15. Andi Gjoka
16. Luan Hallulli
17. Edlira Harizi (Shemsi)
18. Luan Hoti
19. Jola Hysaj
20. Sabah Jemishta
21. Fatbardha Kadiu
22. Aulon Kalaja
23. Viola Kapidani (Kullolli)
24. Gëzim Keqi
25. Agim Kodra
26. Ilirjana Kuçana
27. Manjola Luku
28. Islam Murati
29. Shyqyri Myrtollari
30. Arian Ndoja
31. Ndrec Pjetri
32. Dritan Sallaku
33. Mereme Sela
34. Andia Ulliri
35. Emal Varaku
36. Emri Vata
37.Astrit Xhaferi
Elbasan
1-Alesia Balliu
2-Alis Narazani
2-Arben Elezi
4-Armonela Marku
5-Aurel Bylykbashi
6-Blendi Himçi
7-Dashnor Sula
8-Doris Madhi
9-Dritan Cani
10-Elior Vila
11-Gani Cani
12-Ilirjan Alliu
13-Klodiana Capja
14-Lefter Geshtenja
15-Lumturi Hasa
16-Mustafa Pashja
17-Qani Xhafa
18-Redjona Mesiti
19-Renato Kumrija
20-Silvana Hastopalli
21-Zeqir Hoxha 
22-Zheni Gjergji
Fier
1- Taulant Fadil Aliaj
2- Luan Ramadan Baçi
3- Pelivan Hamet Bufi
4- Gentian Sali Çela
5- Arjeta Bajram Çumani
6-Ilda Thoma Dhori
7. Mustaf Met Gashi
8. Silva Bujar Hasaj
9. Arben Bilo Hoxhaj
10. Julian Nezir Hoxhaj
11. Vladimir Sabri Kajolli
12. Gentian Hasan Koçi
13. Saimir Sadik Korreshi
14. Samena Gezim Malenaj
15. Altin Zeqir Malokaj
16. Alkida Gani Mehmeti
17. Dritan Todi Petova
18. Elizabeta Agim Rredhi
19. Luljeta Kadri Sejko
20. Fation Jani Semanjaku
21. Sevin Kujtim Serjani
22. Eduart Shyqyri Sharka
Korçë: 
1- Ledina Alolli
2- Lorenc Begaj
3- Genti Çela
4- Alfred Gega
5- Xhuljan Guçe
6- Kujtim Hoxha
7- Yllson Ibrahimllari
8- Kristiano Koçibelli
9- Sorina Koti
10- Fidel Kreka
11- Arbër Male
12- Andrea Mano
13- Bledion Nallbati
14- Albana Prifti
15- Brunilda Prifti
16-  Eleina Qirici
17- Lulezim Rakipi
18-Edmond Spaho
19- Elsuida Vila
Kukës
1-Anita Doçi
2-Arsi Margjeka
3-Astrit Margjeka
4-Bashkim Gjoka
5-Fasli Gërmizi
6-Feride Rrahmanaj
7-Gëzim Shehu
8-Isuf Cela
9-Shkëlqim Shehu
10Shkëlzen Ibra
Lezhë
1-Aleksandër Lala
2-Ded Doda
3-Donika Haxhia
4-Elda Hoti
5-Gjin Gjoni
6-Gjok Vuksani
7-Kastriot Piroli
8-Lindita Metaliaj
9-Lindita Toma
10-Luigj Isufi
11-Mariglend Doçi
12-Marjan Tuçi
13-Marjana Brunga
14-Mark Gjoka
15-Martin Biba
16-Ndre Molla
17-Ndue Bitraj
18-Odise Kolthi
19-Rudina Gjoka
20-Sander Kovaçi
Shkodër
1-Aleksandër Kaçi
2-Alfred Pllumbi
3-Alfred Thekna
4-Arben Lushaj
5-Arben Maliqi
6-Arjan Peraj
7-Bardh Spahia
8-Eliona Shkrela
9-Gentian Ndoj
10-Glorja Shllaku
11-Greta Bardeli
12-Ilirjana Agolli
13-Imeldi Sokoli
14-Irena Shala
15-Izmira Rusi (Ulqinaku)
16-Jesmina Pikalaci
17-Kolë Beka (livadhi)
18-Kristian Preçetaj
19-Ledinë Mandija
20-Lodovik Hasani
21-Lorenc Luka
22-Mimoza Rexhvelaj
23-Ndoc Ashta
24-Ramadan Likaj
25-Senada Mehmeti
26-Ted Kopliku
27-Vildane Gushta (Kazazi)
Vlorë
 1-Afrovita Dhimojani
2-Alta Haluci
3-Atird Hoxha
4-Dashamir Tahiri
5-Ina Zhupa
6-Liljana Emazi (Billa)
7-Manjola Nikollo
8-Nada Daullja
9-Nikola Kedhi
10-Pirro Ahmetaj
11-Mario Runa
12-Vladimir Rizvani
Tiranë

1- Ethem Zyber Aga
2-Ilir Mehdi Alimehmeti
3- Suina Myftar Asllanaj
4- Klevis Fahri Balliu
5- Enkeleda Shaban Baloshi
6 Diana Ilmi Begaj
7-Aleksander Hysen Biberaj
8-Pëllumb Ibrahim Brusha
9-Gjok Lekë Buna
10- Hasan Adem Cani
11- Eduart Dervish Caça
12- Perparim Xhavit Çaça
13- Nehat Qerim Çollaku
14- Dhurata Bajram Çupi
15- Eqerem Ymer Deliu
16- Fjoralba Hysni Dizdari
17-Asllan Shaban Dogjani
18- Resul Musa Domi
19- Ardian Daut Elezi
20- Erges Luan Eskiu
21- Klodian Gëzim Gjinaj
22- Petrit Selim Gjorgji
23- Fadil Muharrem Gradica
24- Mimoza Man Hajdarmataj
25- Edit Zefir Harxhi
26- Arjan Xhavit Hoxha
27- Loranca Shkëlqim Hoxha
28- Lisandër Ramiz Hoxha
29- Rudin Durim Hylviu
30- Arianit Harun Iljazi
31- Salvador Pretash Kaçaj
32- Keda Mirvjen Kaceli
33- Hysen Qazim Kadiu
34- Adriana Muharrem Kalaja
35- Franc Kastriot Kaloshi
36- Gentian Fiqiret Kaprata
37- Olsi Gëzim Karapici
38- Arnold Agron Kariqi
39- Bledi Adem Kasmi
40- Albana Bedri Kepi
41- Xhelil Dalip Koleci
42- Akil Kujtim Kraja
43- Besim Mexhid Kuka
44- Pranvera Korab Kurpalaj
45- Dedë Lin Mëhilli
46- Astrit Qazim Memia
47- Ervin Riza Minarolli
48- Ibrahim Emin Morina
49- Hysen Reshit Muceku
50- Grigels Fatos Muçollari
51- Myslim Nazif Murrizi
52- Olgert Baftjar Musta
53- Andi Besnik Mustafaj
54 Jak Gjon Ndokaj
55- Orjela Luftar Nebiaj
56- Daniel Mitre Nikolla
57- Jonathan Akil Pano
58- Avenir Hasan Peka
59- Artan Skender Pogoni
60- Enkelejda Bujar Sallaku
61- Elida Myslim Saraçi
62- Leonard Shefqet Seferi
63- Saimir Suat Shatku
64-Rezarta Skender Shehi
65-Aida Bexhet Shehu
66- Helona Tomor Shtylla
67- Erald Thoma Shulla
68- Ilir Halit Stojku
69- Ylli Fadil Subashi
70- Ledia Sulejman Sula
71- Lili Kapllan Sula
72- Jorida Hasan Tabaku
73- Mirela Fatmir Tabaku
74- Dorjan Xhezair Teliti
75- Adriana Apostol Tolka
76- Arsen Kujtim Valisi
77- Amarildo Gëzim Veizi
78- Alqi Mahmut Xhafa
79- Eris Petrit Xhihani
80- Redjon Lazer Zefi
81- Amanda Bexhet Zeqiri
82- Ilda Safet Zhulali

Gjirokastër
1- Anila Cacaj
2-Mariklent Dervishi 
3- Bajram Hysa 
4- Zenjel Kola 
5- Alma Kore 
6- Xhafer Meca 
7-Armando Rabaj 
8-Arben Ristani 
9-Ndricim Seferi 

Ora 14:25
Primaret e PD/ Voton Berisha: Ditë e rëndësishme për partinë, pluralizmin politik në Shqipëri dhe lirinë

1740835637_aa.JPG

Kryetari i Partisë Demokratike ka votuar ditën e sotme për primaret e PD, në selinë qendrore të partisë. 

Berisha e cilësoi këtë si një ditë të rendësishme për Partinë Demokratike.

'Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.

Pyetje: Z.Berisha, e patët të lehtë ta bënit zgjedhjen tuaj?

Berisha: Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin', thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Ora 14:10
Primaret në PD/ Ivi Kaso: Procesi ka pasur disa problematika, nuk janë lejuar të votojnë ata me karta të parregullta

 

Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një pronocnim për media, ka folur për problematikat që ka hasur procesi i votimit të primareve të PD në qarkun e Korçës.

Ai tha se ata persona që nuk janë lejuar që të votojnë ata persona që kanë pasur karta anëtarësie të parregullta. 

‘Në disa degë kanë pasur edhe problematika të vogla për disa pasaktësi sporadike që mund të kenë listat për persona që nuk e gjejnë emrin në listë por në bazë të udhëzimeve që kanë ardhur edhe nga komisioni i kontrollit të operacioneve elektorale personat kanë mundur që të votojnë duke qenë se kanë qenë të pajisur me dokumente anëtarësie të partisë të lëshuara nga viti 1990 dhe deri në ditët e sotme. Ka pasur një numër të ulët me disa tesera që dyshohet se nuk kanë qenë të rregullta në raport me kohën në të cilën ato janë lëshuar, personat nuk janë lejuar që të votojnë dhe procesi ka ecur normalisht’, tha ai.

Ora 11:35
Primaret e PD në Korçë me problematika, anëtarit i heqin emrin nga lista: Nuk votova dot

 

Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika.

Sipas informacioneve për Report Tv, disa anëtarë te vjetër të Partisë Demokratike nuk janë lejuar të votojnë pasi nuk kanë pasur emrat në listë.

Njëri nga anëtarët në Pogradec, Sadik Kapaj i anëtarsuar që në fillim familjarisht, nuk e ka gjetur emrin e rij në listë, ndërsa emri i bashkëshortës ishte në listë dhe votoi. 

‘Unë nuk votova nuk e kisha e emrin, unë jam që në ‘93 anëtarë i partisë, jam demokrat dhe i persekutuar i burgjeve. Erdha para një jave të merrja testerin e ri dhe më thanë lejohet që të votohet, tani nuk e gjeta', tha ai. 

Duket se ka pasur shumë emra të anëtarve të cilët pas bërjes së listave të votuesve nuk janë shtuar në to. Lista ka qënë online nëpërmjet një platforme ku mund të aksesonin kandidatët, por u vunë re që shumë emra nuk ishin në databazën e emrave të anëtarëve me të drejtë vote, prandaj për këtë arsye është lejuar dhe votimi me kartë anëtarësie, por shumica e tyre nuk e disponojnë kartën e anëtarësisë dhe për këtë arsye humbasin të drejtën për të votuar.

Ora 11:30
Primaret/ PD pa numrin e anëtarëve që voton në rang vendi/ Bardhi: Çdo anëtar duhet të ketë kartë të prodhuar para vitit 2021

 

Në një deklaratë për mediat drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazmend Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve në të gjitha pikat e votimit në Qarkun e Fierit që ende nuk kanë votuar të marrin pjesë në votim.

Ndërsa PD nuk ka publikuar një numër të saktë se sa janë anëtarët që kanë të drejtë vote në rang vendi, Bardhi tha për media se i referohen listës para vitit 2021, pra para se të ndodhte përplasja dhe ndarja Berisha-Basha.

‘Është një proces statutor që ndodh në të gjitha degët e PD dhe në qarkun Fier ku anëtarët janë ftuar për të zgjedhur kandidatët në zgjedhjet e 11 majit. Kjo do të thotë se PD ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve 'një anëtarë një votë'. Procesi është me rregulla dhe janë të qartë, dinë kush mund të votojë ose kush mund të mos votojë, si zgjidhet nëse një anëtarë nuk e gjen emrin në listë, pra duhet të ketë një kartë anëtarsie të prodhuar para vitit 2021’, tha ai.

Ora 09:11
Primaret e PD-së/ Vendvotimet në Tiranë, 82 kandidatë në garë

Partia Demokratike mban ditën e sotme votimet në të gjithë vendin për procesin e primareve, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Vendet e votimit në Tiranë: 

-Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”

-Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH

-Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel

-Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk Begolli”

-Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”

-Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat

-Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë “Hotel Mondial”

-Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve”

-Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri

-Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”

-Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2

-Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk

-Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek

-Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt

-Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës

-Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir

-Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës

-Kavajë – Tek kinemaja, në qendër

-Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas

-Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja

 Fleta e votimit me emrat e 82 kandidatëve të qarkut në Tiranë

 

 

Ora 09:07
Primaret e Partisë Demokratike/ Nis votimi në qarqet e vendit për të zgjedhur kandidatët në lista

Ka nisur procesi i votimit për primaret e PD në qarqet e vendit, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Qarku Lezhë: Në garë janë 19 kandidat, ndërsa numri i anëtarëve të cilët jane thirrur për të votuar në degët e PD Lezhë, Kurbin dhe Mirditë është 7600.

Qarku Shkodër: Në qarkun Shkodër lista përmban 31 emra, mes tyre personazhe të afirmuar në partinë demokratike, por dhe emra të rinj, madje dhe rikthime . Bardh Spahia, Greta Bardeli, kryetarja aktuale e PD Eliona Shkrela por dhe emra të rinj si Tedi Kopliku apo Imeld Sokoli do të jenë pjesë e garës. Gjeorgjeta Hila është rikthim në rradhët e PD në këto Primare, e cila prej vitesh jeton ne SHBA por ka vendosur te rikthehet dhe të jete pjesë aktive e jetës politike. 

Qarku Korçë- Në qarkun e Korçës janë 19 kandidatë për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve. Korçë janë rreth 2800 anëtarë që votojnë, Devoll- 1900 anëtarë, Maliq -1854 anëtarë, Pogradec - 1200 anëtarë, Kolonjë- 1000 anëtarë.

Qarku Vlorë: Rreth 2300 anëtarë të PD Vlorë jane thirrur sot për të votuar në procesin e primareve në këtë qark. Në listë janë 13 kandidatë për të cilët votohet. 

Qarku Fier: Garojnë 22 kandidatë. Pritet të votojnë rreth 1000 anëtarë të cilët kanë të drejtë të votojnë vetëm një prej kandidatëve të listës.

Qarku Gjirokastër: Në garë janë 9 kandidatë nga e gjithë zona e Qarkut Gjirokastër. Të drejtën për të votuar e kanë 5418 anëtarë të PD.

Qarku Durrës: Garojnë 37 kandidatë për primaret. 

Qarku Berat:  Në garë për këto promare janë 10 kandidatë.

Qarku Dibër: Në garë 13 kandidatë.

Qarku Elbasan: Në garë 22 kandidatë 

Qarku Kukës: Në garë 10 kandidatë

Qarku Tiranë: Në garë 81 kanddiatë

Ora 09:03
Primaret e PD/ Nis votimi në degën e Fierit, garojnë 22 kandidatë

Ka nisur edhe në selinë e Partisë Demokratike dega Fier procesi i votimit në kuadër të Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

I pranishëm në votimin e sotëm është edhe drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi, i cili ka dhënë udhëzimet për mbarëvajtjen e procesit.

Sot garojnë 22 kandidatë sipas parimit 'Një anëtar, një votë'. Në selinë e degës Fier pritet të votojnę rreth 1000 anëtarë të cilët kanë të drejtë të votojnë vetëm një prej kandidatëve të listës. I pari që hodhi votën në kutinë e votimit ishte drejtuesi politik Gazmend Bardhi dhe më pas kandidatët për të vijuar me anëtarësinë.

Ndërkohë procesi i votimit ka filluar edhe në Patos, Roskovec e Mallakastër ku pritet të votojnë rreth 4000 anëtarë, referuar pjesëmarrjes në proceset e mëparshme.

Ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut në nisje të procesit ka theksuar se të drejtën e votës d kanë ata anëtarë të cilët janë të psjisur me kartat e anëtarësisë para vitit 2021.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 01/03/2025 15:02

    DILNI ORE MALOKE,,,VOTONI PER KENETEN......

    Përgjigju
  • Turi: 01/03/2025 11:46

    Vaj me det kush do hyj në primare me kto emra që i njef gjithë shqiptarët .por jo të gjith jan si kto emrat siper

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?