Ka nisur procesi i votimit për primaret e PD në qarqet e vendit, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Qarku Lezhë: Në garë janë 19 kandidat, ndërsa numri i anëtarëve të cilët jane thirrur për të votuar në degët e PD Lezhë, Kurbin dhe Mirditë është 7600.
Qarku Shkodër: Në qarkun Shkodër lista përmban 31 emra, mes tyre personazhe të afirmuar në partinë demokratike, por dhe emra të rinj, madje dhe rikthime . Bardh Spahia, Greta Bardeli, kryetarja aktuale e PD Eliona Shkrela por dhe emra të rinj si Tedi Kopliku apo Imeld Sokoli do të jenë pjesë e garës. Gjeorgjeta Hila është rikthim në rradhët e PD në këto Primare, e cila prej vitesh jeton ne SHBA por ka vendosur te rikthehet dhe të jete pjesë aktive e jetës politike.
Qarku Korçë- Në qarkun e Korçës janë 19 kandidatë për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve. Korçë janë rreth 2800 anëtarë që votojnë, Devoll- 1900 anëtarë, Maliq -1854 anëtarë, Pogradec - 1200 anëtarë, Kolonjë- 1000 anëtarë.
Qarku Vlorë: Rreth 2300 anëtarë të PD Vlorë jane thirrur sot për të votuar në procesin e primareve në këtë qark. Në listë janë 13 kandidatë për të cilët votohet.
Qarku Fier: Garojnë 22 kandidatë. Pritet të votojnë rreth 1000 anëtarë të cilët kanë të drejtë të votojnë vetëm një prej kandidatëve të listës.
Qarku Gjirokastër: Në garë janë 9 kandidatë nga e gjithë zona e Qarkut Gjirokastër. Të drejtën për të votuar e kanë 5418 anëtarë të PD.
Qarku Durrës: Garojnë 37 kandidatë për primaret.
Qarku Berat: Në garë për këto promare janë 10 kandidatë.
Qarku Dibër: Në garë 13 kandidatë.
Qarku Elbasan: Në garë 22 kandidatë
Qarku Kukës: Në garë 10 kandidatë
Qarku Tiranë: Në garë 81 kanddiatë
Lajmi kryesor:
Mbahen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Nga Gjin Gjoni, Arjan Ndoj e Gjunkshi që firmosi dorëzimin e ‘Partizanit’, në lista besnikët e Berishës (Kandidatët)
S.B/ReportTv.al