PD ende nuk ka publikuar rezultatet e primareve për qarkun e Tiranës, por jo -zyrtarisht kemi mësuar se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë ndër më të votuarit. Më i votuari është Hysen Kadiu ish-kreu i degës së Kavajës, i cili eka bërë me dije edhe përmes një postimi në Facebook. Mes emrave më të votuar mësohet se është edhe Grigels Muçollari edhe Klevis Balliu.
"Të nderuar demokratë të Qarkut të Tiranës, Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat në këto primare. Vota juaj më nxori të parin me rezultatin më të lartë, në këtë qark dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës.
Një falënderim i veçantë shkon për Kavajën, që dha një mesazh të qartë me pjesëmarrjen e saj të lartë në këto primare dhe mbështetjen e fortë e të palëkundur për PD dhe kryetarin Sali Berisha. Angazhimi juaj është forca ime për të vazhduar këtë rrugëtim me vendosmëri dhe përkushtim. Ky është vetëm fillimi i një sfide të madhe. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë! Faleminderit nga zemra", shkruan Kadiu.
Procesi i numërimit ka zgjatur deri rreth orës 9 te mëngjesit te sotëm, ndërsa aktualisht është bere një pauze për tu rikthyer pas mesditës për të mbledhur votat e secilit kandidat për 20 kutitë e qarkut dhe për t’i hedhur në proces verbal.
Lajmi kryesor:
Primaret/ PD publikon me vonesë rezultatin për qarkun e Tiranës! Ja si u VOTUA në 12 qarqet, ‘shpërblehen’ besnikët e Berishës si Gjin Gjoni
SI.E./ReportTv.al