Politikë

Primaret/ PD publikon me vonesë rezultatin për qarkun e Tiranës! Ja si u VOTUA në 12 qarqet, ‘shpërblehen’ besnikët e Berishës si Gjin Gjoni

2 Mars, 07:46| Përditesimi: 2 Mars, 22:56

  • Share

TIRANË- 288 kandidatë iu nënshtruan procesit të primareve në PD, të shtunën e 1 marsit, për të zgjedhur me votë mes tyre kandidatët potencialë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Numërimi ka përfunduar në të 12-qarqet, ndërsa vetëm në Qarkun e Tiranës u vonua publikimi i rezultateve, ku siç pretendon PD kanë votuar vetëm 13,052 anëtarë. Report Tv ka siguruar renditjet e kandidatëve për çdo qark, por vetëm për Tiranën shifrat u mbajtën diskrete deri sot në mbrëmje edhe pse numërimi ishte mbyllur.

PD pretendoi në një deklaratë se ka pasur probleme me dy kuti votimi në Tiranë dhe një në Vorë.

Në Tiranë,  më i votuari ka dalë ish-kreu i degës së Kavajës, Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 736 vota,Grigels Muçollari me 666 vota, deputetja Jorida Tabaku me 651 vota apo mjeku Ilir Alimehmeti me 603 vota. Pragu i kalimit për qarkun e Tiranës është 144 vota.

PD tha se në garën e primareve kanë marrë pjesë 50.854 votues. Qarqet me numrin më të lartë të votuesve rezultojnë Tirana, Durrësi dhe Korça.

Berisha 'shpërbleu' besnikët e tij, pasi nga rezultatet në shumicën e qarqeve, me të votuarit rezultuan deputetë aktualë të rreshtuar krah tij, ose kryetare degësh të zgjedhur prej votimeve të Rithemelimit. Ndërsa zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo nuk arriti të merrte mbështetjen e bazës pasi siguroi vetëm 32 vota, duke humbur shansin për të hyrë në listën e PD-së për një vend në Parlamentin.

Në Durrës i pari renditet Igli Cara me 622 vota, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota, ndërsa pragun e ka kaluar edhe ish-prokurori Arben Ndoja. Në qarkun Berat, kandidati që ka siguruar më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota, ndërsa në Dibër më të votuarit janë Ilir Krosi me Denisa Vatën.

Më e votuara për qarkun e Vlorës rezulton deputetja Ina Zhupa ndërsa i dyti Atird Hoxha. Deputeti Dashnor Sula në Elbasan ka fituar 538 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 të tilla. Eduart Sharka dhe deputeti Luan Baçi rezultojnë më të votuarit në Fier, ndërsa në primaret e Gjirokastrës më e votuara ka qenë Alma Kore, pas saj renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.

Të parët në Korçë janë renditur deputetët Bledion Nallbati dhe Edmond Spaho. Fitues i primareve në Kukës u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra, ndërsa në Lezhë Gjin Gjoni me 674 vota. Ish-kryebashkiaku Bardh Spahia është më i votuari në Shkodër, pas tij Ndoc Ashta e Arben Lushaj.

E zhëgnjyer nga procesi ka qënë Adriana Kalaja, e cila përmes një postimi në Facebook, i cilësoi fituesit si tradhëtarë. Kandiatët fitues të primareve nuk do të jenë automatikisht në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, ata do t’i nënshtrohen filtrit të kryesisë e cila do të miratojë listën perfundimtare.

 

Pjesëmarrja sipas PD

Më poshtë mund të lexoni rezultatet e Primareve të PD sipas qarqeve të caktuara. 

Ora 22:23
PD publikon pas zvarritjes edhe listën e Primareve të Tiranës! Një emër 'i panjohur' kryeson, dështojnë Dogjani, Nebiaj, Teliti, Biberaj, Kalaja dhe Harxhi! Njëri me zero vota! (LISTA)

1740848810_primaretepd.jpg

Pas një orvatje dhe zvarritjeje të gjatë, Partia Demokratike më në fund ka publikuar edhe listën e votave për Primaret e Qarkut të Tiranës.

Surpriza ka qenë emri që kryeson këtë listë me vota, Hysen Kadiu, me 913, që ndiqet nga ish-deputeti Klevis Balliu, që pretendon një tjetër karrige në Parlament pas mungesës së gjatë.

Hijet e dyshimit rriten me faktin se një prej kandidatëve, Alqi Xhafa, ka marrë zero vota (0), duke mos votuar as për veten e tij!

Ndjekin më pas këshilltari në PD, Grigels Muçollari me 666 vota, deputetja Jorida Tabaku me 651, Ilir Alimehmeti me 603, ish-kryepolici Arjan Hoxha me 521, ap Ervin Minarolli me 508. 

Por bien në sy edhe emra të njohur me një numër jo të mirë votash sipas pritshmërive, teksa Myslim Murrizi ishte i pari që pati pretendime për manipulime të dyshuara, duke kërkuar ripërsëritjen në Paskuqan dhe Vorë. Ai renditet në listë me 400 vota.

Mes emrave që nuk kanë dalë mirë janë deputeti Asllan Dogjani me 179 vota, Orjela Nebiaj me 47 vota, Dorjan Teliti me 117, Adriana Kalaja me 153, e cila gjithashtu ka akuzuar Berishën duke pasur pretendime, Edit Harxhi me 146, Aleksandër Biberaj me 48, apo dhe deputetja Dhurata Çupi me 354.

Bie në sy edhe prezenca e emrit të Andi Mustafaj, djalit të ish-deputetit dhe ministrit të PD, Besnik Mustafaj, me 414 vota apo Salvador Kaçaj, ish-kryekomunari i Shëngjinit, me 256 vota.

Pragu i votave për Tiranën është 144 vota dhe e kalojnë 26 kandidatët e parë të renditur në listën më poshtë. 

Sipas të dhënave zyrtare të KOKOE në PD, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë. Por shifrat mbeten gjithmon% të dyshimta, pasi ka munguar transparenca e listave të anëtarëve. 

Rezultatet e plota në Qarkun e Tiranës
1- Hysen Kadiu – 913
2- Klevis Balliu – 737
3- Grigels Muçollari – 666
4- Jorida Tabaku – 651
5- Ilir Alimehmeti – 603
6- Arjan Hoxha – 521
7- Ervin Minarolli – 508
8- Arsen Valisi – 439
9- Andi Mustafaj – 414
10- Mimoza Hajdarmataj – 400
11- Myslim Murrizi – 400
12- Ilda Zhulali – 357
13- Dhurata Çupi – 354
14- Arnold Kariqi – 350
15- Pranvera Kurpalaj – 292
16- Akil Kraja – 282
17- Besim Kuka – 238
18- Redjon Zefi – 260
19- Salvador Kaçaj – 256
20- Lisandër Hoxha – 218
21- Loranca Hoxha – 200
22- Asllan Dogjani – 179
23- Jonathan Pano – 166
24- Adriana Kalaja – 153
25- Edit Harxhi – 146
26- Rudin Hyliu – 146--Të gjithë kandidatët e mësipërm deri tek numri 26 kalojnë pragun 144 vota. 
27- Lili Sula – 137
28- Klodian Gjinaj – 136
29- Përparim Çaça – 135
30- Ethem Aga – 128
31- Avenir Peka – 128
32- Dorjan Teliti – 117
33- Daniel Nikolla – 82
34- Bledi Kasmi – 88
35- Fjoralba Dizdari – 76
36- Astrit Memia – 74
37- Aida Shehu – 73
38- Suina Asllanaj – 73
39- Artan Pogoni – 71
40- Petrit Gjorgji – 69
41- Erges Eskiu – 67
42- Erald Shulla – 64
43- Hasan Cani – 52
44- Aleksandër Biberaj – 48
45- Orjela Nebiaj – 47
46- Leonard Seferi – 47
47- Franc Kaloshi – 46
48- Eris Xhihani – 44
49- Ibrahim Morina – 41
50- Keda Kaceli – 38
 51- Albana Kepi – 38
52-  Hysen Muceku – 38
53-Enkelejda Sallaku – 37
54-- Elida Saraçi – 37
55- Saimir Shatku – 36
56- Ylli Subashi – 36
57- Diana Begaj – 34
58- Fadil Gradica – 32
59- Mirela Tabaku – 29
60- Xhelil Koleci – 24
61- Adriana Tolka – 22
62- Enkeleda Baloshi – 21
63- Dedë Mëhilli – 21
64- Amarildo Veizi 18 vota
65- Ilir Stojku – 15
66-Gjok Buna – 15
67-Olgert Musta – 15
68-Resul Domi – 14
69-Jak Ndokaj – 13
70-Amanda Zeqiri – 13
71-Ardian Elezi – 12
72-Arianit Iljazi – 12
73-Olsi Karapici – 12
74-Ledia Sula – 12
75-Gentian Kaprata – 11
76-Eqerem Deliu – 11
77-Eduart Çaça – 9
78-Nehat Çollaku – 8
79-Rezarta Shehi – 8
80-Helona Shtylla – 4
81-Pëllumb Brusha – 3
82-Alqi Xhafa – 0

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 13:11
Primaret e PD/ Dashnor Sula më i votuari në qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja renditet i shtati

1739438928_dashsula.png

Foto: Dashnor Sula

Në Elbasan kryeson Dashnor Sula me 550 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 510 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.
 

Rezultatet e primareve në qarkun e Elbasanit

Dashnor Sula 550 vota
Blendi Himci 510 vota
Ilirjan Alliu 421 vota
Aurel Bylykbashi 343 vota
Dritan Cani 331 vota
Mustafa Pashja 229 vota
Lefter Geshtenja 216 vota
Renato Kumrija 202 vota
Klodjana Çapja 198 vota
Zheni Gjergji 160 vota
Qani Xhafa 150 vota
Alesia Balliu 85 vota
Dritan Mitarja 83 vota
Alis Narazani 80 vota
Doris Madhi 74 vota
Lumturi Hasa 56 vota
Silvi Bardhi 42 vota
Elior Vila 41 vota
Gani Cani 34 vota
Arben Elezi 25 vota
Armonela Marku 9 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 11:57
Primaret e PD/ Pritet publikimi i rezultateve për qarkun e Tiranës, burime: Tabaku e Alihmehmeti ndër më të votuarit

1740913204_joridatabakualiahmeti.jpg

PD ende nuk ka publikuar rezultatet e primareve për qarkun e Tiranës, por jo -zyrtarisht kemi mësuar se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë ndër më të votuarit.  Më i votuari është Hysen Kadiu ish-kreu i degës së Kavajës, i cili eka bërë me dije edhe përmes një postimi në Facebook. Mes emrave më të votuar mësohet se është edhe Grigels Muçollari edhe Klevis Balliu. 

"Të nderuar demokratë të Qarkut të Tiranës, Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat në këto primare. Vota juaj më nxori të parin me rezultatin më të lartë, në këtë qark dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës.

Një falënderim i veçantë shkon për Kavajën, që dha një mesazh të qartë me pjesëmarrjen e saj të lartë në këto primare dhe mbështetjen e fortë e të palëkundur për PD dhe kryetarin Sali Berisha. Angazhimi juaj është forca ime për të vazhduar këtë rrugëtim me vendosmëri dhe përkushtim. Ky është vetëm fillimi i një sfide të madhe. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë! Faleminderit nga zemra", shkruan Kadiu. 

Procesi i numërimit ka zgjatur deri rreth orës 9 te mëngjesit te sotëm, ndërsa aktualisht është bere një pauze për tu rikthyer pas mesditës për të mbledhur votat e secilit kandidat për 20 kutitë e qarkut dhe për t’i hedhur në proces verbal.

Ora 11:45
Primaret e PD-së/ Ramadan Likaj më i votuari në qarkun Shkodër, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia renditet i treti

Foto: Ramadan Likaj

Numërimi për procesin e Primareve të PD ka përfunduar edhe në qarkun e Shkodrës. Deputeti Ramadan Likaj ka marrë 460 vota, për t’u ndjekur më pas nga Gentjan Ndoj ndërsa në vend të tretë renditet ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia.

Rezultatet e primareve në qarkun e Shkodrës:
Ramadan Likaj - 460 vota
Gentjan Ndoj - 415 vota
Bardh Spahia - 395 vota
Alfred Thekna - 337 vota
Lodovik Hasani - 302 vota
Ndoc Ashta - 289 vota
 Arben Lushaj - 255 vota
 Eugent Lin Prendi - 248 vota
 Greta Bardeli - 214 vota
Ted Kopliku - 177 vota
Kolë Gjergj Beka (Livadhi) - 174 vota
 Age Qafa - 169 vota
Eliona Shkrela - 161 vota
Kristian Preçetaj - 112 vota
Mimoza Rexhvelaj - 110 vota
Lorenc Luka - 107 vota
Irena Shala (Shestani) - 89 vota
Izmira Rusi (Ulqinaku) - 83 vota
Imeldi Sokoli - 63 vota
Alfred Pllumbi - 58 vota
Vildane Gushta (Kazazi) - 48 vota
Ledinë Mandija - 29 vota
Senada Mehmeti - 27 vota
Glorja Shllaku - 20 vota
Arian Peraj - 17 vota
Gjeorgjeta Hila - 13 vota
 Arben Maliqi - 12 vota
Jesmina Pikalaci (Lici) - 12 vota
 Ilirjana Agolli - 7 vota
 Valentino Lumaj - 5 vota
 Aleksander Kaçi - 4 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 11:27
Rezultatet e primareve të PD në Qarkun e Vlorës, deputetja Ina Zhupa më e votuara! Gjenerali Ahmetaj vetëm 46 vota

1739371221_inazhupa.JPG

Publikohen rezultatet e Primareve të PD në qarkun e Vlorës. Në total në këtë qark ishin 2584 votues. Sipas rezultateve, deputetja Ina Zhupa është më e votuara me 765 vota, e ndjekur nga Atird Hoxha me 488 vota e Manjola Nikollo 402 vota. Ndërsa, gjenerali Pirro Ahmetaj ka marrë vetëm 46 vota, Skerdjan Dhuli 47 vota.

Rezultatet e Primareve në Qarkun e Vlorës
1-Ina Zhupa 765 vota
2- Atird Hoxha 488 vota
3- Manjola Nikollo 402 vota
4- Alta Haluci 188 vota
5- Dashamir Tahiri 133 vota
6- Nada Daullja 130 vota
7- Afroviti Dhimojani 110  vota
8- Nikola Kedhi 103 vota
9- Mario Runa 70 vota
10- Skerdjan Dhuli 47 vota
11- Pirro Ahmetaj 46 vota
12- Liljana Emazi 39  vota
13- Vladimir Rizvani 8 vota
55 vota të pavlefshme në rang qarku

Kliko këtu për të lexuar rezultatet

 

Ora 10:38
Primaret/ Rezultatet e Qarkut Fier: Kryeson kreu i PD në Lushnjë, pasohet nga deputeti Baçi! Në vend të tretë Elizabeta Rredhi! Korreshi renditet i katërti

Eduart Sharka

Primaret në Qarkun Fier janë mbyllur, duke përcaktuar renditjen e kandidatëve që garuan për mbështetjen e anëtarësisë.

Ish-kandidati për Bashkinë e Lushnjës, njëherazi edhe kreu i PD në Lushnjë, Eduart Sharka ka dalë më i votuari duke siguruar numrin më të lartë të votave, 795. Ai ndiqet nga deputeti Luan Baçi me 677 vota.

Në vend të tretë renditet Elizabeta Rredhi me 492 vota, duke u bërë kështu femra më e votuar nga demokratët e Qarkut Fier, në procesin e primareve.

 I katërti rezulton deputeti Saimir Korreshi me 477 vota. Pragun e kanë kaluar vetëm 8 kandidatët e parë në listë. 

Rezultatet e Primareve për Qarkun e Fierit
1- Eduart Sharka – 795 vota
2-Luan Baçi – 677 vota
3-Elizabeta Rredhi – 492 vota
4-Saimir Korreshi – 477 vota
5-Gentian Koçi – 438 vota
6-Pelivan Bufi – 395 vota
7-Ilda Dhori – 215 vota
8-Gentian Çela – 191 vota
9-Silva Hasaj – 148 vota
10-Altin Malokaj – 114 vota
11-Samena Malenaj – 110 vota
12-Vladimir Kajolli – 85 vota
13-Fation Semanjaku – 84 vota
14-Alkida Mehmeti – 76 vota
15-Arben Hoxhaj – 64 vota
16-Taulant Aliaj – 47 vota
17-Mustaf Gashi – 38 vota
18-Luljeta Sejko – 30 vota
19-Julian Hoxhaj – 25 vota
20-Arjeta Cumani – 23 vota
21-Dritan Petova – 16 vota
22- Sevin Serjani – 3 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 10:12
Primaret e PD/ Ja rezultatet për qarkun e Beratit, më i votuari ish-kandidati për kryetar Bashkie, mjeku Erion Dasho i treti

1740906908_zijaismajli.jpg

Tomorr Alizoti dhe Zija Ismaili

Në primaret e zhvilluara në qarkun Berat, ka rezultuar se më i votuari është ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit, është Zija Ismaili, i cili ka siguruar 1091 vota.

Pas Ismailit, është renditur Ledion Marra me 306 vota, ndërsa Erion Dasho ka marrë 238 vota, duke u pozicionuar i treti.

Thoma  Rumniçi ka marrë 128 vota, Shaqo Merkaj 102 vota dhe Fatmira Kola 66 vota.

Rezultatet e Primareve për Qarkun e Beratit
1.Zija Ismaili 1091 vota
Ledion Marra 306 vota
Erion Dasho 238 vota
Thoma  Rumniçi 128 vota
Shaqo Merkaj 102 vota
Fatmira Kola 66 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 09:55
Rezultatet e primareve të PD në Kukës/ Mjeku Ibra më i votuari, deputeti Çelaj në vend të tretë

Përfundon numërimi për primaret e PD në qarkun e Kukësit. Kandidati më i votuar shpallet mjeku hasjan Shkëlzen Ibra me 707 vota, i dyti e ndjek Shkëlqim Shehu me 430 vota, deputeti aktual Isuf Çelaj ka marrë 410 vota duke zënë vendin e tretë në primaret e mbajtura në degët Kukës, Has e Tropojë.

Rezultatet në Qarkun e Kukësit
Shkëlzen Ibra 707 vota
Shkëlqim Shehu 430 vota
Isuf Çelaj 410 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 09:23
Primaret e PD/ Në qarkun e Dibrës kryeson ish-kryebashkiaku Krosi, gjenerali që i dha Malltezit ‘Partizanin’ merr 118 vota, deputeti Çollaku vetëm 68 vota

1702671005_xhemalgjunkshi.PNG

Xhemal Gjunkshi

Ka përfunduar numërimi i votave për Primaret e PD edhe në qarkun e Dibrës. Listën e kryeson Ilir Krosi, ish-kryebashkiaku i Dibrës me 578 vota. Në qarkun e Dibrës kandidoi edhe ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, i cili dorëzoi ish-klubin Partizani tek Jamarbër Mallltezi. Gjunkshi mori 118 vota duke u renditur i gjashti, ndërsa deputeti Çollaku ka marrë 68 vota.

Rezultatet e Primareve për Qarkun e Dibrës
1- Ilir Krosi 578 vota
2- Denisa Vata 369 vota
3- Basir Çollaku  247 vota
4- Ismail Uka  203 vota
5- Përparim Spahiu 141 vota
6- Klodian Cami 134 vota
7- Hamza Leshi 126 vota
8- Xhemal Gjunkshi 118 vota
9- Femi Hoxha 113 vota
10- Alketa Agolli 75 vota
11- Kreshnik Çollaku  68 vota
12- Firzoleta Gjika 11 vota
13- Blerta Gaxidede 4 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 09:15
Primaret e PD/ Zëdhënësja e Berishës mbledh vetëm 32 vota, Igli Cara më i votuari në qarkun e Durrësit

1740903484_iglicaraflorjanagaro.jpg

Igli Cara dhe Floriana Garo

Numërimi për procesin e Primareve të PD ka përfunduar edhe në qarkun e Durrësit. Ish-kandidati për kryetar Bashkie, Igli Cara rezulton më i votuari në rang qarku me 622 vota, i ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota. Ndërkohë, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo ka marrë vetëm 32 vota.

Rezultatet e primareve në Qarkun e Durrësit
Igli Cara 622 vota
Manjola Luku 424 vota
Aulon Kalaja 296 vota
Dritan Burgija 263 vota
Luan Hoti 202 vota
Islam Murati 189 vota
Andia Ulliri 180 vota
Skënder Dika 275 vota
Astrit Xhaferi 174 vota
Emri Vata 167 vota
Edlira Harizi 162 vota
Arian Ndoja 159 vota
Fatbardha Kadiu 150 vota
Ilirjana Kuçana 128 vota
Gëzim Keqi 127 vota
Emal Varaku 120 vota
Jola Hysaj 116 vota
Morena Boja 113 vota
Bislim Ahmetaj 111 vota
Ndrec Pjetri 106 vota
Shyqyri Myrtollari 102 vota
Andi Gjoka 99 vota
Nasild Alikaj 72 vota
Arian Dedej 72 vota
Adhurim Caca 65 vota
Dritan Sallaku 62 vota
Enri Çeno 55 vota
Emir Frangu 54 vota
Mereme Sela 43 vota
Floriana Garo 32 vota
Viola Kapidani 32 vota
Armand Dervishi 27 vota
Bernard Balla 22 vota
Sabah Jemishta 29 vota
Agim Kodra 20 vota
Silvja Gjepali 9 vota
Luan Hallulli 3 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 09:05
Primaret e PD/ Mbyllet numërimi në qarkun e Lezhës, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni më i votuari

1740902805_gjingjoni.jpg

Gjin Gjoni

Mbyllet numërimi i votave për procesin e Primareve në qarkun e Lezhës. Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni ka fituar në rang qarku me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota. Më poshtë mund të shihni votimin dhe renditjen për qarkun e Lezhës.

Rezultatet në Qarkun e Lezhës
Gjin Gjoni 674
Aleksander Lala 438 vota
Elda Hoti 394 vota
Lindita Metaliaj 348 vota
Kastriot Piroli 322 vota
Mark Gjoka 259 vota
Mariglen Doci 163 vota
Ndue Bitraj 141 vota
Ndre Molla 135 vota
Sandër Kovacci 125 vota
Marjan Tuci 102 vota
Gjok Vuksani 102 vota
Martin Biba 89 vota
Donika Haxhia 76 vota
Lindita Toma 68 vota
Rudina Gjoka 66 vota
Luigj Isufi 61 vota
Marjana Brunga 53 vota
Ded Doda 13 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 07:57
Primaret e PD/ Ja si u votua në qarkun e Korçës, deputeti Nallbati më i votuari! Edmond Spaho i dyti, por në bashkinë e Pogradecit merr vetëm 6 vota

Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka rezultuar më i votuari në qarkun e Korçës, me 1219. Nallbati ndiqet nga Spaho me 691 vota. Më poshtë rezultatet në nivel qarku. 

Rezultatet në Qarkun e Korçës
1 - Bledion Nallbati 1219 vota
2 - Edmond Spaho 691 vota
3 - Ledina Alolli 394 vota
4 - Andrea Mano 380 vota
5 - Fidel Kreka 355 vota
6 - Genti Çela 334 vota
7 - Alfred Gega 222 vota
8 - Arber Male 221 vota 
9 - Kristiano Koçibelli 204 vota
10 - Lulezim Rakipi 160 vota
11 - Yllson Ibrahimllari 151 vota
12 - Eleina Qirici 113 vota
13 - Xhuljan Guçe 76 vota
14 - Elsuida Vila 74 vota
15 - Kujtim Hoxha 61 vota
16 - Sorina Koti 42 vota
17 - Albana Prifti 40 vota
18 - Lorenc Begaj 30 vota
19 - Brunilda Prifti 13 vota

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

Ora 22:44
Përfundon numërimi i votave në Primaret e Qarkut Gjirokastër, kryeson Alma Kore! Arben Ristani i treti

Pěrfundon numërimi i votave në Primaret e Qarkut Gjirokastër. E para kryesin Alma Buci Kore me 399 vota, ndërkohë që Arben Ristani ka dalë i treti me 317 vota. 

Rezultatet në Qarkun e Gjirokastrës
1. Alma Buci Kore 399
2. ⁠Mariklent Dervishi 368
3. ⁠Arben Ristani 317
4. ⁠Bajram Hysa 304
5. ⁠Armando Rabaj 201
6. ⁠Anila Cacaj 173
7. ⁠Xhafer Meca 126
8. ⁠Zenjel Kola 16
9. ⁠Ndricim Seferi 12

Kliko këtu për të lexuar rezultatet 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 03/03/2025 08:22

    Sa shume shpellarë që përkrahin një komunist NON GRATA ka ky vend....SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER....

    Përgjigju
  • Kadriu: 03/03/2025 04:05

    Pash zotin,si merreni me zgjedhjet ne Pd?Dje si gjithmone,manipulimi filloi qe ne sabah.Kelliçi junior me t'fortet e partise doli me kuti me vete ne Tiron,te rrafshume me flete votimi.Shihni kush ka fitu shume gjoja,te gjithe ketyne,do i hudhi nje sy doktorri.N.q.s. na mungo ndonje ligj ne si shtetet,duhet me bo ligj qe ne Pd te mos behen zgjedhje kurre.Aty behet "masaker",e kane gjenetike,ja ka lon dum baba trashegim.

    Përgjigju
  • Ben: 02/03/2025 09:56

    Te gjithe injorantet dhe te korruptuarit paskan fituar.Urime!

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 02/03/2025 11:11

      Në Berat fitoi më i miri. Zija Ismaili, 35 vite në shërbim të komunitetit pa marrë asnjë privilegj

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?