Primaret në PD

Politikë

Primaret/ PD: Problematika në dy qendra në Tiranë dhe 1 në Vorë! Rezultatet finale pas verifikimit të materialeve zgjedhore

2 Mars, 18:00| Përditesimi: 2 Mars, 18:12

  • Share

Partia Demokratike njofton përfundimin e procesit të numërimit për votimet në Primaret e ditës së djeshme (1 Mars), por ende nuk e ka shpallur zyrtarisht rezultatin.

Rezultatet finale të KOKOE do publikohen vetëm pas verifikimit të materialeve origjinale zgjedhore dhe analizimit të të gjitha problematikave të shfaqura.
 
Procesi i zgjatur i numërimit në disa qendra ka bërë që rezultatet të jenë ende paraprake dhe se pjesa më e madhe e materialeve tashmë ndodhen në KOKOE, që është Komisioni që shqyrton të gjithë dokumentacionin dhe shpall rezultatin final, për kdnaidatët pCr deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rezultatet e Primareve njoftohet se do shpallen në nivel qarku. Dy QV në Tiranë dhe 1 QV ne Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e Komisionit. Rezultatet e deritanishme konsiderohej “jo përfundimtare”.

Në Primaret e PD0së morën pjesë mbi 50 mijë anëtarë, por lista e tyre nuk u bë transparente që të sqarohej se cilët do të votonin.

Njoftimi i KOKOE të PD-së për Primaret:

Duke ju përgjigjur interesit të madh të mediave por edhe të kandidatëve apo anëtarëve të PD, KOKOE njofton:

1. Në datë 1 mars u organizuan zgjedhje për Primare 2025 për Kuvendin e 11 Maj
2. Procesi i primareve u organizua në të gjitha degët e PD.
 Votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18.00. Në disa Qendra votimi vijoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë.
3. Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe në respekt të rregulloreve dhe udhëzimeve te KOKOE.
4. Pjesëmarrja në votimet për Primare ka qenë më e larta ndër zgjedhjet e organizuara nga ndonjë parti politikë në Shqipëri. 
Siç ju kemi njoftuar në kohë reale, numri i votuesve (bazuar në të dhënat paraprake të ardhura në formë elektronike pranë KOKOE) është: 50,854
Procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte i hapur për mediat dhe gazetarët, gjerësisht i transmetuar LIVE, dhe u zhvillua në mënyrë të përqendruar në qendrat e qarqeve, në prezencë të kandidatëve ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre.
Siç përcaktohet në Vendimin e KOKOE Nr. 36, “një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit dërgohet dorazi pranë KOKOE jo më vone se ora 12.00 e datës 2 Mars 2025.
Dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KOKOE, nga Komisionet e numërimit bëhet deri në orën 13:00 të datës 2 mars”. 
5. KOKOE njofton që pranë saj kanë ardhur pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve që nuk kanë ardhur ende, kjo, shkaktuar edhe nga procesi i zgjatur i numërimit në disa degë. 
6. KOKOE po shqyrton të gjitha materialet zgjedhore e do të publikojë në vijim Vendimet për rezultatin e Primareve në nivel Qarku.
7. KOKOE bën me dije që dy QV në Tiranë dhe 1 QV ne Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE. 
8. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe aty ku mungojnë rezultate QV, konsiderohet jopërfundimtar, deri në vendimin përfundimtar të KOKOE.
9. KOKOE njofton që po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, në mënyrë të pandërprerë. 
10. Rezultatet finale të KOKOE publikohen vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e sipërpërmendura"
.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?