Politikë

Primaret e PD/ Voton Berisha: Ditë e rëndësishme për partinë, pluralizmin politik në Shqipëri dhe lirinë

1 Mars, 14:25| Përditesimi: 1 Mars, 14:35

  • Share

1740835637_aa.JPG

Kryetari i Partisë Demokratike ka votuar ditën e sotme për primaret e PD, në selinë qendrore të partisë. 

Berisha e cilësoi këtë si një ditë të rendësishme për Partinë Demokratike.

'Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.

Pyetje: Z.Berisha, e patët të lehtë ta bënit zgjedhjen tuaj?

Berisha: Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin', thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.


Lajmi kryesor:

Mbyllen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Besnikët e Berishës në lista, deri në orën 16:00 votuan mbi 41 mijë anëtarë (Kandidatët)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?