Politikë

Primaret e PD-së/ 10 kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri dhe ata më pak! Deputetët që kaluan pragun e kush jo! Veç Gjin Gjonit, 'shpërblehen' dhe Ndoja e Gjunkshi

3 Mars, 08:39| Përditesimi: 3 Mars, 17:03

  • Share

TIRANE- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të 12 qarqet.  Sipas të dhënave zyrtare, në rang kombëtar, referuar proceverbaleve që vetë PD ka shpërndarë mbrëmjen e 2 marsit, votuan gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së. 

Ajo çfarë vihet re është se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, megjithatë nëse ato do të bëhen deputetë apo jo, do të varen nga vetë Berisha.  

Ndër kandidatët  burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota 

Ndërsa ndër kandidatet gratë, më e votuara rezulton deputetja Jorida Tabaku që kandidoi në primaret e Tiranës pas renditet Ina Zhupa me 641 vota që kandidoi në primaret e qarkut të Vlorës.Nuk janë kualifikuar deputetët Kreshnik Çollaku, Sorina Koti e Ori Nebiaj. 

Deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota. Ja si u votua në 12 qarqe 

15 kandidatët burra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë
1- Bledion Nallbati 1219 vota – Deputeti PD kandidoi në Korçë 
2- Zija Ismaili 1091 vota -- ish-kandidati për kryebashkiak i Beratit  kandidoi në këtë qark
3- Hysen Kadiu 913 vota - dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve  –Kandidoi në Tiranë -
4- Eduart Sharka – 795 vota -  dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lushnje për t’u bërë pjesë e primareve - Kandidoi në Fier
5-Klevis Balliu 737 vota -  Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, - kandidoi në Tiranë
6- Shkëlzen Ibra 707 vota – Kandidoi në Kukës
7- Edmond Spaho 691 vota – kandidoi në Korçë
8- Luan Baçi – 677 vota – Kandidoi në Fier
9- Gjin Gjoni 674 –  kandidoi në Lezhë
10 - Igli Cara 622 vota –  kandidoi në Durrës
11 -Ilir Alimehmeti 603 -  kandidoi në Tiranë
12- Ilir Krosi 578 vota -  kandidoi në Dibër
13- Dashnor Sula 538 vota –  kandidoi në Elbasan
14 -Arjan Hoxha 521 – kandidoi në Tiranë
15- Blendi Himci 510 vota – Elbasan  - Ishte Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan që dha dorëheqjen për të kandiduar në primare.
10 kandidatet gra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë
1- Jorida Tabaku 651 –  kandidoi në Tiranë
2- Ina Zhupa 641 vota -  kandidoi në Vlorë
3- Manjola Luku 424 vota –  kandidoi në Durrës
4- Manjola Nikollo 412 vota -  kandidoi në Vlorë
5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota –  kandidoi në Tiranë
6- Elda Hoti 394 vota – kandidoi në Lezhë
7- Ledina Alolli 394 vota –kandidoi në  Korcë
8- Denisa Vata 369 vota - kandidoi në Dibër
9- Ilda Zhulali 357 - kandidoi në Tiranë
10- Lindita Metaliaj 348 vota – kandidoi në Lezhë

 

Sa vota morën në primare deputetët aktualë të PD-së në kuvend?
1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës më i votuari
2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korcës  renditet I dyti
3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit
4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës
5- Ina Zhupa mori  641 vota në primaret e Vlorës Më e votuara në këtë qark
6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit. Më i votuara në këtë qark
7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës
8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit
9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit
10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës
 11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës
12-  Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës
13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e  Lezhës
14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës
15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit
16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës
17-Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës
18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit
19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës
20- Orjela Nebiaj mori 47  vota në primaret e Tiranës
21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës

Detaje nga primaret 
Në Tiranë, Adriana Kalaja ka marrë vetëm 153 vota, duke kaluar pragun, megjithatë një rezultat që ka zhgënjyer dhe vetë aktivisten e cila përmes një postimi  në Facebook shigjetoi demokratët që braktisën Bashën dhe iu bashkuan Berishës, mes tyre edhe Jorida Tabaku e cila ka dalë më e votuara.

Edhe ish prokurori Arjan Ndoja i cili kandidoi në primaret e Durrësit u kualifikua me 159 vota. Ndoja u bë protagonist në 2019, ku ishte objektivi i një atentati në rrethrrotullimin e Shkozetit 

Në Vlorë Gjenerali Pirro Ahmetaj të cilin Berisha e emëroi në janar si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në këtë parti ka marrë 43 vota. Skerdjan Dhuli përfaqësuesi I PD-së në Himarë 49 vota.  Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni ka fituar në rang qarku me 674 vota.

Janë votuar dhe emra të rinj si Aulon Kalaja , Andi Mustafaj, Grigels Muçollari dhe Arnold Karriqi që garoi edhe për kreun e Forumit rinor.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i cili po hetohet nga SPAK u rendit i treti me 395 vota në primaret e Shkodrës. Ndërsa kryetarja e PD-së së degës Shkodër Eliona Shkreli mori 161 vota.  

Ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, i cili dorëzoi ish-klubin Partizani tek Jamarbër Mallltezi mori 118 vota duke u renditur i gjashti, ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku ka marrë vetëm 68 vota.

Mjeku Erjon Dasho në primaret e Beratit mori 238 vota. Ndërkohë, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo që garoi në primaret e Durrësit ka marrë vetëm 32 vota.

Anëtarësia dhe votat sipas qarqeve, më i votuari dhe më pak i votuari

Qarku  Tiranë
13 052 anëtarë të PD-së morën pjesë në votim për 82 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 144.
Rezultati përfshin votat e 19 QV nga 21 pasi kutitë e Paskuqanit dhe Vorës u konsideruan të parregullta.
Më i votuari:  Hysen Kadiu 913 vota i cili dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.
Më pak i votuari – Alqi Xhafa i cili rezulton me zero vota.
Më e votuara nga gratë: Jorida Tabaku rezulton më e votuara 651 vota

Qarku Shkodër
4451 anëtarë të PD-së morën pjesën në votim për 31 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 135
Më i votuari: Deputeti Ramadan Likaj ka marrë 460 vota
Më pak i votuari Aleksandër Kaçi 3 vota 

Qarku Elbasan
Votuan 3927 anëtarë të PD-së për 22 kandidatë në garë.
Pragu 164 vota.
Më i votuari: Dashnor Sula 538 vota – deputet I PD-së
Më pak i votuari:  Redjona Mesiti 2 vota

Qarku Vlorë
Në procesverbal nuk pasqyrohet numri i anëtarësisë që të votojnë për 13 kandidatë në garë
Sipas procesverbalit të KOKOE të këtij qarku është hequr rezultati i QV Konispol pasi kutia e saj u konsiderua e parregullt. 
Pragu i votave për tu kualifikuar 161. 
Më e votuara: Ina Zhupa më e votuara 641 vota
Më pak i votuari: Vladimir Rizvani më pak I votuari 8 vota

Qarku Dibër
Votuan 2204 anëtarë të PD-së për 13 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar 147
Më I votuari:   Ilir Krosi, ish-kryebashkiaku i Dibrës me 578 vota.
Më pak I votuari: Blerta Gazidedja 4 vota.

Qarku Gjirokastër
Votuan 1957 anëtarë për 9 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar 178 vota
Më e votuara: Alma Alma Buci Kore 399 vota
Më pak i votuari: Ndriçim Seferi 14 vota

Qarkun Fier
Votuan 4580 anëtarë të PD-së për 22 kandidatë.
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 191
Më I votuari: Eduard Sharka 795 vota
Më pak I votuari:Sevin Serjani 3 vota

Qarku Durrës
Votuan 4922 anëtarë të PD-së për 37 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar 130
Më I votuari: Igli Cara 622 vota
Më pak I votuari: Luan Hallulli 3 vota

Qarku Lezhë
Votuan 3669 anëtarë të PD-së për 19 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 175
Më I votuari: Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni 674 vota dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lezhë për tu votuar në primare.
Më pak I votuari: Dedë Doda 13 vota.

Qarku Kukës
Votuan 2640 anëtarë të PD-së për 11 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 203
Më I votuari: mjeku hasjan Shkëlzen Ibra 707 vota
Më pak e votuara: Neraida Halili 15 vota

Qarku Korcë
Votuan 4826 anëtarë të PD-së për 19 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 230
Më I votuari: Deputeti Bledion Nallbati 1219 vota
Më pak e votuara: Brunilda Prifti 13 vota

Qarku Berat
Votuan 2044 anëtarë të PD-së për 10 kandidatë
Pragu i votave për tu kualifikuar ishte 170
Më I votuari: Zija Ismaili 1091 vota
Më pak e votuara: Esmeralda Braho 11 vota.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?