Ka nisur procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të zhvilluara në primaret e PD-së për kandidatët për deputetë në 11 maj. Procesi i numërimit në Tiranë po zhvillohet në selinë e PD-së.
Në qarkun e Sarandës, hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë.
Konkretisht: nga 176 persona që kanë votuar, në kuti janë gjetur 196 fletë votimi. Ende nuk është marrë vendim si do të procesohet me këtë kuti votimi, raportohet nga gazetari Limos Didani.
Numërimi u mbyll në qarkun e Gjirokastrës, ku fituese doli Alma Buci me 431 vota, e ndjekur nga Bajram Hysaj me 309 vota. Ndërkaq, ish-kreu i KQZ, Arben Ristani renditet i fundit me 300 vota.
PD ushtroi sot procesin e primareve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Rreth 280 kandidatë në të gjithë vendin iu nënshtruan testit të anëtarësisë, për të qenë të përzgjedhurit e listave zyrtare të kandidatëve për deputetë.
Në Primaret veç të besuarve të Berishës janë futur edhe shumë figura me probleme të theksuara me drejtësinë. Krahas gjyqtarit “sheik” Gjin Gjoni në Lezhë, në Durrës u fut në garë ish-prokurori Arian Ndoja i skualifikuar nga vetingu. Gjithashtu në primaret e Dibrës bën pjesë Xhemal Gjunkshi, njeriu i lidhur me Berishën, i implikuar në aferën “Partizani”.
Kandidatët janë në nivel qarku, e u votua për secilin qark më vete. Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës ishin të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës. Pas përfundimit të procesit të primareve, kandidatët e përzgjedhur do të futen edhe në filtrin e kryesisë.
Lefter Gështenja
Ka përfunduar numërimi i vo6tave të demokratëve të Librazhdit në primaret e PD-së.
Ilirian Balliu – 350 vota
Lefter Gështenja – 93 vota
Klodiana Çapja – 10 vota
Aurel Bylykbashi – 7 vota
Blendi Himçi – 6 vota
Alesia Balliu – 3 vota
Doris Madhi – 2 vota
Lumturi Hasi – 1 vota
Silvi Bardhi – 0 vota
Ina Zhupa ka fituar thellë primaret në Bashkinë e Konispolit dhe në Delvinë. Zhupa ka marrë 126 vota të anëtarësisë së PD në Konispol. Gjithsej Zhupa në këto dy bashki ka marrë 290 vota.
Rezultati e Konispolit:
Ina Zhupa, 126 vota
Manjola Nikollo, 34 vota
Liljana Elmazi, 12 vota
Dashamir Tahiri, 12 vota
Atird Hoxha, 4 vota
Nada Daullja, 1 votë
Rezultatet në Delvinë:
Total votues 252
Ina Zhupa 164
Alta Haluci 3,
Dashamir Tahiri 15,
Vladimir Rizvani 6,
Manjola Nikollo 52,
Nada Daullja 5,
Nikola Kedhi 2,
Liljana Elmazi 2 vota
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të primareve të PD-së në Vlorë, Selenicë dhe Himarë. Deri më tani fitues në qarkun Vlorë është Atird Hoxha me 480 vota.
Për tu evidentuar është fakti i renditjes së deputetes Ina Zhupa, e fundit me 54 vota.
Vlorë:
Atird Hoxha 480
Alta Haluci 182
Nada Daullja 119
Dashamir Tahiri 95
Nikola Kedhi 93
Mario Runa 68
Ina Zhupa 54
Ka përfunduar numërimi i votave në primaret e PD-së në Pogradec. Më shumë se të tjerët, Genti Çela ka marrë 323 vota, ndërsa i dyti është Arbër Male me 203 vota.
Siç duket nga lista deputetja Sorina Koti nuk ka marrë asnjë votë, kurse Edmond Spaho ka marrë vetëm 6 vota.
Pogradeci
1-LEDINA ALOLLI - 7
2- LORENC BEGAJ- 25
3- GENTI ÇELA- 323
4- ALFRED GEGA- 3
5- XHULJAN GUÇE-
6- KUJTIM HOXHA -
7- YLLSON IBRAHIMLLARI 39
8- KRISTIANO KOÇIBELLI- 4
9- SORINA KOTI-
10- FIDEL KREKA-
11- ARBËR MALE- 203
12- ANDREA MANO-
13- BLEDION NALLBATI- 19
14- ALBANA PRIFTI- 38
15- BRUNILDA PRIFTI - 13
16- ELEINA QIRICI
17- LULEZIM RAKIPI
18- EDMOND SPAHO- 6
19- ELSUIDA VILA
Ka përfunduar numërimi i votave të primareve të PD-së në Këlcyrë dhe Përmet, për qarkun e Gjirokastrës. Bajram Hysaj deri më tani renditet i pari me 270 vota, ndërsa i dyti vjen Arben Ristani me 95 vota.
Mbaron numërimi i kutise së Këlcyrës në Primaret e PD:
1-Bajram Hysa 131 vota
2-Alma Buci Kore 55 vota
3-Arben Ristani 51 vota
4-Ndriçim Seferi 9 vota
5-Anila Kuka Caca 6 vota
6-Xhaferr Meço 6 vota
Përmeti:
1-Bajram Hysaj 139 vota
2-Arben Ristani 40 vota
3-Alma Buci Kore 24 vota
4-Anila Kuka Cacaj 4 vota.
Komente

Duke pare sa ka marre Arben Ristani,apo Edmond Spaho, mund t'a imagjinosh se sa do te merrnin drejtuesit politike te qarqeve po te ishin ne gare.Edhe PD-istat e Berishes e kane kuptuar qe nuk vazhdohet me figura te konsumuara.
Përgjigju