Politikë

Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!

29 Janar, 14:25| Përditesimi: 29 Janar, 15:12

  • Share

Vlorë- Statuti i PD për Primaret po shkakton shumë kaos politik brenda strukturave dhe pakënaqësi.

Shumë drejtues të partisë janë kundër, por të detyruar një pjesë e tyre po largohen, sepse duan që të kandidojnë në listat për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit, pasi nuk shohin mundësi tjetër.

Kryetari i radhës i dorëhequr është ai i degës së Vlorës, Atird Hoxha.

Në deklaratën e tij për mediat sot (29 Janar) ai shpjegoi se kjo ishte e vetmja mundësi për të ndjekur rrugën drejt garës për deputet, për Primaret.

“Për të ndjekur një mundësi të re në procesin e primareve, pas një reflektimi të gjatë dhe të kujdesshëm, kam paraqitur dorëheqjen time nga pozicioni i Kryetarit të Partisë Demokratike, Dega Vlorë. Dorëheqja është një akt individual dhe të ndjekur një mundësi të re në procesin e primareve që pritet të zhvillohet brenda forcës politike”, tha Hoxha mes të tjerash.

Atird Hoxha tha se pd-ja në qarkun e Vlorës synon deri 6 mandate deputetësh ,pasi qytetarët shqipatrë janë të pakënaqur me qeverisjen e socialistëve

“Vendimi për t’u larguar nga ky rol nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e demokratëve dhe me besim në Zot, ky do të jetë hapi i duhur për të avancuar më tej dhe për të shërbyer e kontribuar në një nivel tjetër”, shtoi ai.

Më tej Hoxha u ndal dhe në votën e Diasporës, ndërsa ju referua takimit të fundit në shtetin helen  dhe një takimi të pritshëm në Firence të Italisë. Në mbyllje falenderoi të gjithë ata që sipas tij  e kanë besuar dhe mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?