Politikë

Primaret ndajnë grupin e PD! Disa deputetë kundër Berishës, pas Bushatit e Xhaferrajt nuk kandidojnë as Doda, Bano e Koliqi

19 Shkurt, 20:19| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:28

  • Share

Jo vetëm Helidon Bushati dhe Ferdinand Xhaferraj. Listës së deputetëve që kanë refuzuar procesin e primareve, përmes të cilave Sali Berisha do të zgjedhë kandidatët për deputetë i janë shtuar edhe të tjerë ligjvënës të grupit parlamentar demokrat. 

Report Tv ka mësuar se veç Bushatit e Xhaferrajt, nga grupi aktual i deputetëve nuk do të futen në primare as deputeti i qarkut të Tiranës Petrit Doda, Eralda Bano e Fierit e Emilja Koliqi e Shkodrës dhe Kasem Mahmutaj. 

Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD. Kjo pasi krahas Berishës, Flamur Nokës e Edi Palokës që drejtojnë fushatën në të gjithë vendin, të tjerëve u është besuar drejtimi politik i qarqeve. Ata do të jenë në zonën e sigurt të listave, duke siguruar një mandat të radhës parlamentar. 

Garës së primareve do t’i nënshtrohen rreth 20 deputetë aktualë të PD-së, bashkë me rreth 300 emra të tjerë që kanë shprehur kandidaturën për t’u futur në primare.

Mes këtyre 300 emrave, surprizë është kandidimi i disa figurave të reja që synojnë të jenë përfaqësuesit e PD në parlament si Andi Mustafaj, Nikola Kedhi, Ish gjenerali Pirro Ahmetaj, avokati Përparim Çaça, apo Drejtoresha e Komunikimit në PD Floriana Garo. Por, në primaret e Berishës kandidojnë edhe emra si Gjin Gjoni, ish-gjyqtari sheik që shmangu vettingun. Primaret në PD do të mbahen më 1 mars. Garuesit duhet të kalojnë një kuotë minimale votash, për të kaluar testin e parë, e më pas do të jenë kryesia që do të vulosë në bazë të kontributit politik listën finale.

DEPUTETËT QË S'DO MARRIN PJESË NË GARËN E PRIMAREVE
-Helidon Bushati 
-Ferdinand Xhaferraj 
-Petrit Doda 
-Eralda Bano 
-Emilia Koliqi 
-Kasem Mahmutaj 
DEPUTETËT QË NUK FUTEN NË PRIMARE PASI JANË DREJTUES POLITIKË
-Sali Berisha Kryetar Partie 
-Flamur Noka Drejtues Fushate 
-Edi Paloka Drejtues fushate
-Albana Vokshi kryetare e Forumit të Gruas 
-Oerd Bylykbashi Drejtues politik Durrës 
-Gazment Bardhi Drejtues politik Fier 
-Agron Gjekmarkaj Drejtues Politik Lezhë 
-Flamur Hoxha Drejtues Politik Kukës 
-Xhelal Mziu Drejtues Politik Dibër 
-Tomor Alizoti Drejtues Politik Elbasan 
-Tritan Shehu Drejtues Politik Gjirokastër 
-Bujar Leskaj Drejtues Politik Vlorë 
-Ina Zhupa Drejtuese Politike Vlorë (Për Sarandën)
DEPUTETËT QË PRITET T'I NËNSHTROHEN PRIMAREVE
-Jorida Tabaku 
-Andia Ulliri 
-Dhurata Çupi 
-Kreshnik Çollaku 
-Dashnor Sula 
-Lefter Gështenja 
-Zheni Gjergji 
-Ilda Dhori 
-Luan Baçi 
-Saimir Korreshi 
-Bledion Nallbati 
-Sorina Koti 
-Edmond Spaho 
-Elda Hoti 
-Kastriot Piroli 
-Lindita Metaliaj 
-Isuf Çelaj 
-Greta Bardeli 
-Ramadan Likaj
-Oriela Nebijaj

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keneta durres: 20/02/2025 08:37

    Ndjehemi shume te pikliar per xhaferraj kishim shpresa per ne ai eshte nje illi polar qe shndrin

    Përgjigju
  • Taven Arsen: 19/02/2025 21:46

    Partia wc pd pērderisa tē ket nē krye hajdutin kriminel Sali Bajgēn nuk bēn hajēr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?