Tirane- Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka nisur hetimet për ‘dhunë në familje’ pas denoncimit të Princ Lekës se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.
Nga videoja e siguruar dhe nga Report Tv e regjistruar nga Princ Leka dhe dorëzuar si provë në polici ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 marsit 2024 në rezidencën e pallatit mbretëror në rrugën "Murat Toptani" në Tiranë, ku jeton Elia me vajzën. Ndërkohë Princ Leka është larguar nga rezidenca dhe pritet të vendoset atje pas divorcit.
Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.
Ndërsa do të kryhen dhe verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale. Vetë prokuroria ka hequr përgjegjësinë, ndërsa Agjensia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprimet hetimore për të zbuluar se kush e ka nxjerrë videon e dhunës. Oborri mbretëror ka hedhur akuza ndaj komisariatit nr 1 të Policisë së Tiranës, por kjo është mohuar nga agjentët.
Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.
Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur. Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse" thuhet në njoftimin e prokurorisë paraditen e sotme.
Lajmi kryesor:
Dhuna në oborrin mbretëror/ Princ Leka dhe Elia Zaharia me urdhërmbrojtje, duhet të qëndrojnë 5 m distancë me njëri-tjetrin! Takimi me vajzën në prani të dados
S.G/ReportTv.al