Prindërit rrëfejnë bisedën e fundit me 21-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në Greqi: I thamë ndalu që të shohim, por deshi të nisej

4 Mars 2023, 14:38| Përditesimi: 4 Mars 2023, 14:39

  • Share

1677937163_klaudial.JPG

21 vjeçarja me origjinë shqiptare, Klaudia Lata është një ndër viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor të së martës në Greqi.

Lata kishte lindur në Greqi, studente e shkëlqyer e mjekësisë. Pak para se të ndërronte jetë në aksidentin tragjik prindërit e kishin porositur të kalonte edhe në shtëpi (në një fshat të Larisës).

“Ndalu që të të shohim”, i thanë.

Megjithatë, ajo nuk pranoi, për të shkuar më shpejt në Selanik. Siç u shpjegoi, donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte plane të tjera. Klaudia kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe Elvisin.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik në Greqi me 57 të vdekur, identifikohen 4 viktima me origjinë shqiptare (EMRAT)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?