GREQI- Ministria e Jashtme ka identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi që ndodhi të martën. Bëhet fjalë për Ifigjenia Mickën, Pavlin Bozon, Joanis Xhollas dhe Klaudia Latën.
Përplasja fatale shkaktoi 57 viktima (55 të identifikuar) ndërsa ende ndihet dhimbja e madhe për jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Greqi. Ditën e sotme janë përcjellë në banesën e fundit disa prej viktimave.
Duke ditur që gjithçka mund të shmangej, shteti helen ka protestuar prej ditësh në shesh duke protestuar prej ditësh për të shprehur revoltën e madhe, për viktimat, të lënduarit por edhe për të dashurit e zhdukur.
Si ndodhi ngjarja
Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.
E reja shqiptare, Klaudia Lata është një prej viktimave të aksidentit tragjik të trenave në Greqi. 21 vjeçarja, kishte lindur në Larisa ku mori nënshtetësinë greke. Ajo ishte studente e shkëlqyer dhe kishte kryer degën e mjekësisë në Shkollën Ushtarake.
Tre ditë para tragjedisë, studentja shkoi në Patra. Prindërit e saj të cilët jetojnë në një fshat të Larisës i kërkuan që të kalonte edhe pranë tyre.
“Ndalu tek ne që të të shohim”-mësohet t’i kenë thënë ata.
Megjithatë 21 vjeçarja teksa kthehej, nuk ndaloi me qëllim që të mbërrinte më shpejt në Selanik pasi donte të pushonte për disa orë për të nisur më pas leximet për provime.
20-vjeçari Gerasimos-Iason Georgiadis , nddohet në gjendje të rëndë në spitalin grek pasi shpëtoi nga përplasja tragjike e dy trenave në Tempa të Greqisë.
Mësohet se i riu është i vetmi i mbijetuar nga vagoni i parë i pasagjerëve që u përplas me atë të mallrave. Megjithatë ky i fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën. Deri më tani ka bërë dy operacione ndërsa mjekët nuk heqin dorë nga përpjekjet për ta shpëtuar.
Ministria e Jashtme ka identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:
Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.
Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.
MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.”- thuhet në njoftim.
21 vjeçarja me origjinë shqiptare, Klaudia Lata është një ndër viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor të së martës në Greqi.
Lata kishte lindur në Greqi, studente e shkëlqyer e mjekësisë. Pak para se të ndërronte jetë në aksidentin tragjik prindërit e kishin porositur të kalonte edhe në shtëpi (në një fshat të Larisës).
“Ndalu që të të shohim”, i thanë.
Megjithatë, ajo nuk pranoi, për të shkuar më shpejt në Selanik. Siç u shpjegoi, donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte plane të tjera. Klaudia kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe Elvisin.
23-vjeçarja shqiptare Ifigjenia Mitska që humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi po përcillet për në banesën e fundit. Varrimi bëhet në kishën e shenjtë të Pjetrit dhe Palit në Giannica, në 10:00 me orën greke.
Trupi i saj shtrihet në një arkivol të bardhë, i cili iu dorëzua prindërve i mbyllur. Avokati i familjes së Ifigenias, Stelios Sourlas, tha se familja është e trishtuar dhe pret një falje të sinqertë për gjithçka ka ndodhur ndërsa kanë besim se drejtësia greke do të vërë para përgjegjësisë autorët.
23-vjeçarja shqiptare Ifigjenia Micka që humbi jetën nga përplasja e trenave në Greqi po kthehej nga Athina me partnerin e saj. I fejuari që ka pësuar djegie nga zjarri që shpërtheu ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
“Nga përplasja u thyen xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një fëmijë, e zbritëm dhe e çuam në pikën e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në sedilje, sepse ishte në gjendje kritike dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, ka thënë i riu.
Pak çaste para ngjarjes tragjike, kishte folur me motrën, të cilës i kishte treguar se ishte kënaqur në udhëtim dhe dukej shumë e lumtur. Po ashtu kishte kontraktuar nënën për t’i thënë që do të flinte dhe të mos bëhej merak se babai i partnerit do t’i dilte para për t’i cuar në shtëpi.
Grevë e re 48-orëshe për të shtunën e 4 dhe të dielën e 5 marsit kanë paralajmëruar sindikatat e hekurudhave. Prandaj, asnjë linjë helenike e trenit, duke përfshirë itineraret periferike të Athinës , nuk do të anulohet.
Të dielën në mëngjes hekurudhat do të zhvillojnë një miting në Syntagma.
Shërbimet hekurudhore janë pezulluar që prej mesditës së të mërkurës së 1 marsit pas aksidentit tragjik në Tempe, i cili rezultoi në 57 të vdekur.
Siç kishte njoftuar Federata Panhelenike Hekurudhore (POS), do të hartohet një memorandum me të gjitha problemet që kanë të bëjnë me Hekurudhën dhe do të kërkohet një takim i menjëhershëm me Ministrinë e Transportit dhe partitë politike, më së voni deri në javën e ardhshme për të paraqesin mendimet e lëvizjes sindikale për çështje të sigurisë.
Menjëherë pas mbledhjeve dhe duke marrë parasysh rezultatet e diskutimeve, Bordi i Drejtorëve do të mblidhet për të marrë vendimet përkatëse.