Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish opozitën duke thënë se i vetmi prioritet i kënetës është kthimi në pushtet i bufit për të tretën herë për të shkatërruar edhe më tej vendin, sikurse herët e tjera. Kryeministri ironizoi gjithashtu Chris LaCivitan pas videos së publikuar nga ky i fundit në rrjete sociale.
Rama thotë se LaCivita ka lindur më ‘këmishë’ pasi ka gjetur budallenj që e paguajnë me shuma të tilla parash.
“Tani këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se sidoqoftë do ndodhë, por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Me këtë prioritet ka sjellë kushedi me sa para, kushedi ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, i cili për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës, të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret: hajde latif se do më rrahin. Kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe ngrinte pyetjen se kush është miu. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj dhe të paguash gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje, vërtet të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi, kjo nuk ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli që harroi se ishte mi dhe u soll si ari, deri te ai i shkreti nga Kavaja...”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
PS hap fushatën nën ‘shenjën’ e BE-së, Rama kërkon votën përtej të majtës: Të mos humbasim takimin me historinë për mustaqet e Gjuzit! Drejtësinë s'e lëmë në dorë të bufit, solli një ‘latif’ nga SHBA (VIDEO)
Xh.D/H.K/ReportTv.al