Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit se fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi shkruan se prioritet i kësaj qeverie nuk është jeta e qytetarëve, por vetëm vjedhja. Ai thotë se buxheti i shtetit po shkon për pasurimin e ministres Ogerta Manastirliut dhe oligarkëve që qëndrojnë pas qeverisë.
“Po vjedhin edhe fondet për trajtimin e kancerit! Babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij! Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit.
E thënë ndryshe 34% më shumë para nga Buxheti i Shtetit për pasurimin e Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe oligarkëve pranë tyre dhe 34% më pak mundësi për një shërim sa më të shpejtë dhe trajtim cilësor të sëmundjes!
Prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti dhe jeta e qytetarëve! Por vetëm vjedhja dhe vjedhja papushim, deri dhe fondet e destinuara për trajtimin e sëmundjeve të rënda, që shkaktojnë më së shumti fatalitete. Edi Rama dhe banda e tij në Shëndetësi duhen shporrur sa më parë”, shkruan Blushi.
Lajmi kryesor:
Koncesionet PPP në shëndetësi, në një vit marrin 34% më shumë fonde se trajtimi i të sëmurëve me kancer! Blushi: Prioritet pasurimi i Manastirliut
SI.E./ReportTv.al