Politikë

Prishja e ndërtimeve në Theth, Bardeli: Duhet dialog me banorët, janë pronarë legjitim! Zef Çuni: Bashkia të ndërhynte! Baba: Dëmtohet turizmi

14 Korrik, 22:23| Përditesimi: 14 Korrik, 23:13

  • Share

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, i cili vijon prej disa ditësh pritet që të përmbyllet.

Lidhur me ketë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, ku deputetja demokrate e Dukagjinit Gerta Bardeli tha se shteti duhet që të kishte ndërhyrë që kur nisi ndërtimi i atyre ndërtesave pa leje. Ajo tha se duhet që të ketë edhe një dialog me banorët.

‘Është kërkuar nga banorët që të ulen dhe të diskutojmë dhe të marrim masa që në bazë të ligjit të shohin ecurinë urbanistike të kësaj zone. Kjo zonë nuk e meritonte këtë sjellje të kryeministrit, sepse është duke u sjell si një antishqiptar. Ata kanë ecur me parime mes njëri-tjetrit, aty çdo metër tokë është e trashëguar nga të parët e tyre dhe është përcjell sipas të drejtës kanunike dhe zakonore dhe kjo dakordësi mes tyre është respektuar ndër shekuj. Ata janë pronar legjitim dhe real në tokën e tyre. Ndihen të prerë në besë. Ku ishte shtetit kur ata filluan që të ndërtonin në këtë mënyrë.  Shteti duhet që të ndërhynte në momentet e para’, tha ajo.

Për arkitektin Zef Çuni, banorët nuk janë informuar nga bashkia se zona është e mbrojtur nga shteti dhe aty nuk duhet që të ndërtohej. Ai tha se Bashkia Shkodër duhet që të kishte ndërhyrë kur u bënë ndërtimet.

 ‘Nuk ka ndërtim pa leje, ka një projekt pas një ndërtese ka një inxhinier, ka një administratorë ajo zonë, ka polici që duhet ta kontrollojë. Si betonizohet një vend ashtu. Bashkia Shkodër dhe drejtoria e Monumente të Kulturës s’ja kanë bërë të qartë banorëve se cila është zonë historike mbrohet nga shteti dhe nuk duhet që të ndërtoni këtu. Bashkia ka edhe kryetra edhe nënkryetar që mund  të thotë nuk ndërtohet këtu, ose nuk ndërtohet kështu. Vetëm në Shqipëri ndodh që nuk konsultohen me ekspertë’, tha ajo.

Për eksperten e Turizmit Flora Baba, prishja e ndërtimeve në kulmin e sezonit të verës dëmton edhe turizmin.

‘Një fshat turistik si Thethi i nxjerr me forcë turistët nga hoteli a ka impakt pozitiv kjo gjë? A do ta ketë afatgjatë apo afatshkurtër nuk është e nevojshme sepse është gjithë Shqipëria me ndërtime pa leje. Po e tha mirë profesori nuk ka nderime pa leje sepse edhe në fshat të bësh një palë shkallë të vijnë aty nëse e ke pa leje. Ose janë me rryshfetë ose janë me dijeni të plotë dhe duan që ta prishin tani. 13 vite pse nuk i panë këta. Si mundet ti lejosh të ndërtojnë, sepse është skandaloze dhe e dyta pse i prishin tani në mes të korrikut. Shumica e atyre banorëve kanë marr kredi dhe sot janë në qiell të hapur pasi iu prishën’, tha ajo.

Ora 22:55
‘Ujërat e zeza problem në mes të sezonit në Golem e Qerret’, kryebashkiaku i Kavajës: Ja kam thënë edhe Ramës, është duke u bërë një projekt

 

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, teksa ka folur për turizmin për këtë vit në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se ka një rritje të numrit të turistëve.

Qosja tha se problematik mbeten ujërat e zeza, për të cilat sipas tij është duke u bërë një projekt.

‘Akoma s’kemi statistika për turizmin, por ka një rritje të kapaciteteve të hotelerive dhe operatorët turistikë kanë bërë investime të mira. Bashkia me sa mundet është afër pushuesve me pastrimin dhe me sigurinë. Ujërat e zeza është një problem i madh, ne po e mirëmbajmë me ujësjellësin, por nuk mbahet me arnime.

Unë mendoj se është më e rëndësishëm problemi i ujërave të zeza sesa uji i pijshëm, sepse ka të bëjë me higjienën. Unë ja kam thënë edhe kryeministrit Rama dhe ministres Mirela Kumbaro se ujërat e zeza janë një emergjencë, në plazhin e Golemit dhe Qerret. Po merren me një projekt dhe të shohim se sa do t’ja arrijë vitin që vjen’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paloka: 14/07/2025 23:28

    Ç'farë ka dashtur sot Zef Gjoni në Theth që mbajti një ligjerat anti Qeveritare?Ky maskara hajdut,që për 32 vite si militant i thekur nuk ka lënë pa ba në Shkodër nga vjedhet e votave me bandat e tij që kanë drejtuar Shkodren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?